Në PSG, për sukses

Mesfushori Thiago Motta është shprehur i lumtur pas transferimit në Paris Saint-Germain nga Inter në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Braziliani është shprehur krenar me arritjet e tij me Interin por synon të fiton tituj të tjerë me PSG-n.
“Jam i lumtur që më është ofruar një rast i ri si ky, të jem pjesë e një klubi të madh si PSG. Së bashku do të luftojmë për objektiva të rëndësishme, besoj se mund të arrijmë sukses” tha Motta gjatë një konference për shtyp pas prezantimit të tij.