E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miratoi mbrëmë ringritjen e komisionit zgjedhor

Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm projektvendimin "“Për ringritjen e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, për shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës, "Për kthimin e ligjit “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. P/vendimi u votua dhe nga deputetët e opozitës, të cilët u kthyen në sallën e parlamentit, pas qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë në debatin për ligjin e 'dosjeve'. 
Kodi zgjedhor, i miratuar në parlament më 18 nëntor 2008, me konsensusin e dy partive të mëdha, PD dhe PS, nuk u dekretua nga Presidenti Bamir Topi. Kreu i shtetit më 3 dhjetor, në një letër zyrtare drejtuar Kuvendit parashtroi arsyet që e detyruan të kthejë ligjin në fjalë.  Ai kërkonte nga parlamenti që në ligjin e ri zgjedhor të saktësohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, e cila është kompetencë e Kreut të Shtetit".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›