E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: OSSH duhet të jetë e kujdeshme me faturat e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, kërkoi një përgjegjësi më të madhe nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kur faturon shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve, pasi vihen re abuzime nga ana e tij.
I pyetur nga mediat lidhur me borxhin që këto shoqëri i kanë OSSH-së, ministri Olldashi u shpreh se për këtë arsye po punohet edhe me ministrinë e Financave për krijimin e një algoritmi se si do të asistohet pushteti vendor në lidhje me këtë çështje. Në lidhje me faturat e OSSH-së ndaj shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve, Olldashi bëri të ditur ngritjen e një grupi pune të posaçëm, i cili do të verifikojë të gjitha faturat, por edhe detyrimet e ndërsjellta.
Në këtë drejtim ai kërkoi rritjen e përgjegjshmërisë së shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve lidhur me  subvencionet dhe grantet që ato përfitojnë nga qeveria, duke mos i shpenzuar këto të fundit vetëm për paga dhe sigurime shoqërore.
Ministri Olldashi e quajti absurde faktin se shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve konsumojnë 13 % të totalit të energjisë në vend.
Sipas OSSH-së, shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë një detyrim prej 13 milion eurosh.

Mbështetje vendorëve për administrimin e sektorit të ujit

Qeveria shqiptare do të mbështesë Entin Rregullator të Ujit si dhe organet e qeverisjes vendore për administrimin e sektorit të ujit në vend, duke bërë të mundur ofrimin e një shërbimi më të mirë dhe ekonomikisht të përballueshëm për konsumatorët.
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, gjatë ëorkshop-it me temë "Forcimi i rolit të ERU-së", organizuar sot në Tiranë, theksoi se "qeveria do të asistojë këtë mision në mënyrë që ai të përmbushet në mënyrë sa më efikase për t'i dhënë qytetarëve një shërbim më të mirë, një shërbim cilësor dhe një shërbim ekonomikisht të përballueshëm nga të gjithë konsumatorët".
Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me GTZ-në, kanë inicuar projektin "Vlerësimi dhe Përmirësimi i Funksioneve Teknike dhe Kapaciteteve Administrative të Entit Rregullator të Ujit", i cili synon identifikimin e mënyrave më të mira të mundshme për përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorit.
Përfaqësuesi i Agjencisë Gjermane për Zhvillim (GTZ), Andreas Kanzler, nënvizoi se Shqipëria ka shënuar arritje domethënëse në lidhje me hartimin e planit të saj strategjik të sektorit të ujit në korrik 2008. "Në këtë mënyrë, GTZ-ja do të paraqesë dhe të diskutojë idetë e saj për mënyrën sesi të mbështesë më mirë Entin Rregullator të Ujit dhe për këtë arsye është kryer edhe një studim nga firma konsulente gjermane ËIK-Consult".
Ndërkohë përfaqësuesi i firmës konsulente gjermane, Mark Oelmann, pasi evidentoi problemet në sektorin e ujësjellësit, theksoi rolin specifik të ERU-së në mënyrë që të  ndryshojë metodologjinë e përllogaritjes së tarifave dhe të përcaktojë rregulla dhe standarde për të gjithë sektorin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›