E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia italiabe prangos anëtarët e një bande italo-shqiptare që merrej me trafik droge

Forcat e Guardia di Finanza zhvilluan mëngjesin e sotëm një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. 83,5 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro u sekuestruan gjatë operacionit të përqëndruar në Firencë. Policia goditi dy banda kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italiane, që akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Sasia e drogës vinte nga Spanja dhe Holanda. 10 persona kanë përfunduar në pranga. Bazat ku vepronin pjesëtarët e bandës ndodheshin në Firence dhe Sesto Fiorentino.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›