Kuvendi miraton 2 anëtarët e Gjykatës së Lartë

Kuvendi ka miratuar sot pa praninë e opozitës kandidatët e rinj të Gjykatës së Lartë të cilët kaluan dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.
Kështu deputetët e mazhorancës kanë votuar me 72 vota pro për Edmond Islamaj, dhe Shkëlzen Selimi për Gjykatën e Lartë, ndërkohë që kanë rrëzuar kandidaturën e Manjola Bejlerit Gjithashtu Kuvendi ka miratuar Alfred Priftin si anëtar i komisioni i shërbimit civil.
Maxhoranca nuk votoi për tre kandidaturat e tjera të dekretuara nga presidenti Topi për këtë gjykatë e konkretisht, Artan Hoxha, Edlira Jorgaqi dhe Adrian Leka, të cilat u rrëzuan nga Komisioni i Ligjeve.