E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali me flamurin, protokolli i PE-së kërkon ndjesë

Protokolli i Parlamentit Europian ka reaguar sot pas skandalit të djeshëm ku flamuri shqiptar u vendos me yll në mbledhjen e PE-së.

Në një letër drejtuar ambasadores së Shqipërisë në BE, protokolli i PE-së ka kërkuar ndjesë ndërsa ka shtuar se një gabim i tillë nuk ka për të ndodhur më.
 

“Në emrin dhe të protokollit të Parlamnetit Europain doja tju kërkroja falje siqerisht për ndonjë ofendim apo pozitën që ju vumë duke përdorur flamurin e gabuar gjatë sencës së parlamnetit Europian. Gjatë takimit të 15 qershorit Shqipëri-Parlament Europian duam ti sigurojmë shkëlqesisë tuaj që nuk kishim për qëllim t`u fyenim por vendosja e flamurit të gabuar ishte gabimi ynë” thuhet në letër.
 

Protokolli I PE-së siguron se flamuri i saktë i Shqipërisë është përdorur në të gjitha mbledhjet e tjera dhe ka premtuar se një gabim i tillë nuk do të përsëritet ndërsa shpreh konsideratën e lartë për ambasadën shqiptare në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›