Kuvendi miraton anetarin e ri te Kushtetueses zgjedh dhe kreun e ri te ERE-se
Kuvendi miratoi me 72 vota, përmes një votimi nominal, dekretin e emërimit të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për Fatmir Hoxhën në postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Më votim të hapur, kandidatura e Fatmir Hoxhës për anëtar i Gjykatës Kushtetuese mori 72 vota pro duke u emëruar kështu anëtar i kësaj Gjykate.
Kuvendi nuk votoi 3 kandidaturat e tjera për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, sipas propozimit të komisionit të Ligjeve.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese që kjo gjykatë nuk mund të përtërihej me më shumë se 3 anëtarë çdo 3 vite.
Komisioni i Ligjeve vendosi t’i kërkojë Kryetares se Kuvendit që t’ia ktheje mbrapsht 3 dekretet e presidentit Bamir Topi.
Më pas, kryetarja e Kuvendit votoi me votim të fshehtë kreun e ri të Entit Rregullator të Energjisë, votim që u bë i fshehtë.
Emri i Sokol Ramadanit mori 72 vota pro duke u zgjedhur kështu kryetari i ri i ERE.