Kuvendi miraton fondin special për pronave
Autori i Lajmit: Redaksia
Kuvendi ka miratuar dje ligjin “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”. Në bazë të këtij ligji do të përfitojnë kompensim financiar dhe ata ish- pronarë të cilët kanë fituar të drejtën për një tjetër lloj kompensimi por nuk e kanë marrë atë. Ky është ndryshimi i bërë në nenin 2 të ligjit “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”. Kompensimi për ish-pronarët nuk ka një afat përfundimtar se kur do të përfundojë. Kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave, Elvis Cefa ka pohuar se ky proces do të vazhdojë derisa çdo subjektet të marrë atë që i takon. Në bazë të këtij ligji do të krijohet një fond i veçantë i cili do të pasurohet herë pas here me fonde dhe nga privatizimet apo donacionet e ndryshme. Ligji krijon një avantazh të madh sepse eviton djegien e fondeve çdo fundviti edhe nëse ato nuk realizohen brenda një viti. Po dje Kuvendi ka miratuar dhe ligjin “Për Inspektimin e Ndërtimit”, “Për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve, të komunizmit në Shqipëri” dhe “Për krijimin e institutit të studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2010