E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca, Rama refuzon ftesën e Kryetares së Kuvendit

Autori i Lajmit: Redaksia

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka refuzuar ftesën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për të marrë pjesë në seancën e djeshme parlamentare. Mësohet se Topalli i kishte dërguar një ftesë zyrtare Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të marrë pjesë në seancën e djeshme. Të njëjtat burime sqarojnë se ftesa e dërguar Kryetarit të PS-së ka të bëjë me faktin se ai nuk mund të jetë pjesë e Kuvendit, duke qenë se nuk është i zgjedhur deputet. Ky veprim i Kryetares së Kuvendit synonte të zbuste situatën e krijuar mes palëve, por nga ana tjetër i kërkonte kreut të Partisë Socialiste, të ishte formalisht në seancën e parë të 64 deputetëve të selisë rozë, duke njohur në këtë mënyrë legjislaturën aktuale. Por ashtu siç edhe pritej, Rama ka munguar në seancën e djeshme, e para për deputetët socialistë gjatë kësaj legjislature.

Ky lajm është publikuar: 26/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›