Pyetësori Berisha: Përgjigjet të jenë të përmbledhura
Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria shqiptare është drejt përfundimit të pyetësorit të Komisionit Evropian. Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi se janë shqyrtuar deri tani përgjigjet e 29 kapitujve (83 për qind) të pyetësorit të Komisionit Evropian, ku rreth 1480 përgjigje kanë kaluar filtrin e parë të shqyrtimit. Ndërsa Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë proces ndërsa pohoi se mbi bazën e përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Evropian do të ndërtohet e gjithë harta e rrugës së anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kreu i Qeverisë vlerësoi angazhimin serioz dhe punën intensive që po bëhet për Pyetësorin, por kërkoi që përgjigjet e pyetjeve të jenë më përmbledhëse. “Në rast se përgjigjet do të jenë më sintetizuese atëherë të tjerët do ta lexojnë me kënaqësi Pyetësorin. Statistikat dëshmojnë se nuk janë trilogjitë kryeveprat më të lexuara, ndonëse ato janë shkruar nga korifenjtë më të mëdhenj të letrave botërore”, - tha Berisha. Në përfundim ai vlerësoi se dorëzimi i Pyetësorit është një proces jashtëzakonisht i dobishëm, sepse mbart në vetvete jo vetëm detyrimin e një bilanci, por edhe të një vizioni. Komiteti Ndërministror i Integrimit mori dje në shqyrtim 8 kapituj të tjerë të Pyetësorit të KE-së, që në total përbëhet nga 35 kapituj. Kapitujt që shqyrtohen trajtojnë politikat e konkurrencës, shërbimet financiare, bujqësinë dhe zhvillimin rural, politikat e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, statistikat, shkencën dhe kërkimin shkencor, arsimin dhe kulturën, politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Në total, këta 8 kapituj përmbajnë rreth 367 pyetje dhe për përgjigjen e tyre janë punësuar 350 punonjës.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2010