E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton ligjet me 3/5, Malaj dhe Blushi pro kandidaturës së Fullanit

Gramoz Ruçi

Opozita  ka dhënë miratimin për të gjithë projektligjet që ishin në rendin e ditës sot në Kuvend, përveç kandidaturës së Ardian Fullanit si Guvernatori i Bashkës së Shqipërisë për një mandat të dytë.

Përjashim kanë bërë dy deputetët socialistë, Arben Malaj dhe Ben Blushi, të cilët kanë votuar pro kandidaturës së Fullanit.

Ngritja e komisionit për reformën zgjedhore u miratua me 130 vota pro dhe asnjë votë kundër apo abstenim. Kurse dekreti i Fullanit për guvernator u miratua me 75 vota, pasi opozita ashtu siç kishte deklaruar nuk dha mbështetjen.

Edhe pse opozita dhe mazhoranca kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi paralajmëroi se marrëveshja cenohet nga sjella e PD-së. Ai solli rastin e vjedhjes së mandatit të kryetarit të këshillit të qarkut Fier.

Në një kohë kur pozita dhe opozita ulet dhe nënshkruajë marrëveshje nga ana tjetë mazhoranca jo më larg se dje në qarkun e Fierit – në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin për pushtetin vendor dhe dy vendimi gjykatash – ndodh një akt bandites duke uzurpuar këshillin e qarkut Fier. Jam këtu për ti thënë personalisht Berishës se opozita do i qëndrojë marrëveshjes por nëse mazhoranca nuk ndal veprimet e saj antiligjore jo vetëm që klima politike nuk do të përmirësohet por do të përkeqësohet. Për këtë përgjegjësia nuk do të jetë e opozitë. Prandaj u paralajmëroj ndaleni këtë veprimtari. Nëse nuk do të ndalohen përgjegjësia do jetë e mazhorancës, u shpreh Ruçi.

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, PD dhe PS ranë dakord për nisjen e reformave të përbashkëta: reformën zgjedhore, reformimin e institucionit të Kuvendit si dhe reformat për ligjet që kërkojnë 84 vota.

*  *   *

Djali i Fatmir Xhindit deputeti më i ri i Kuvendit

Anduel Xhindi është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Djali i ish-deputetit Fatmir Xhindi është bërë deputeti më i ri i qarkut të Fierit pas dorëzimit të mandatit nga ana e Ermelinda Meksit, e cila është emëruar anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Shqiptare. 22-vjeçari është student i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, dega Financë dhe është anëtarësuar në PS që prej vitit 2006.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›