E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Pakti PD-PS, momenti i ri për reformat integruese

tefan Füle

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule ka përshëndetur miratimin me konsensus të vendimit për ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Këto zhvillime, bashkë me funksionimin e plotë të Parlamentit që prej shtatorit, janë hapa vendimtare për normalizimin e marrëdhënieve politike në vend dhe që presim ti japë fund ngërçit politik, shprehet Fule.

Komisioneri për Zgjerimin ka nënvizuar se gjithashtu ky është një element për rinisjen e përpjekjeve për përmbushjen e 12 prioriteteve të opinionit të KE-së lidhur marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në BE.

Inkurajoj mazhorancën dhe opozitën që të ndërtojnë mbi këto zhvillime pozitive një dialog të plotë dhe të qëndrueshëm në mënyrë që institucionet demokratike të funksionojnë, sidomos parlamenti, dhe të arrihet një reformë zgjedhore konsensuale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, ka shtuar Fule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›