E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i 2013-s, më i madhi në histori, miratohet sot në Kuvend

07-12-2012 / Gazeta 55

Buxheti i vitit të ardhshëm, i cili në total arrin në shifrën e 409 miliard lekëve, parashikon një mbështetje të fuqishme të stabilitetit makroekonomik dhe rritjes ekonomike. Prioritet mbetet rritja e pagave dhe pensioneve, nga të cilat përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë 820 mijë familje. Një vend të rëndësishëm zë dhe infrastruktura rrugore, për të cilën janë parashikuar për vitin e ardhshëm 500 milionë dollarë shpenzime
Buxheti parashikon një deficit buxhetor ndër më të ulëtit në Evropë, 3.4 për qind

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2013” do të shqyrtohet sot në parim në seancën plenare të Kuvendit. Pas miratimit parimisht nga komisioni parlamentar i Ekonomisë, ligji më i rëndësishëm financiar i qeverisë do të diskutohet në seancë në një debat të gjatë, ku mazhoranca dhe opozita pritet t ë mbajnë qëndrime t ë ndryshme.
Buxheti në total arrin në 409 miliard lekë shpenzime, më të mëdhatë në historinë këtij vendi. Buxheti parashikon një mbështetje të fuqishme të stabilitetit makroekonomik dhe rritjes ekonomike. Rritja ekonomike e shoqëruar me konsolidim të stabilitetit makro-ekonomik janë zhvillimet më rëndësishme aktuale për një buxhet. Ky buxhet është një kontribuues i madh në rritjen ekomomike të vendit dhe punësimin e shqiptarëve, pasi me 409 miliard lekë shpenzime, kjo përbën një nxitje të fuqishme të punësimit, krijimit të mijëra vendeve te reja të punës nga sektori publik dhe investimet publike.
Ndër objektivat e qeverisë për vitin e ardhshëm buxhetor janë rritja e pagave dhe pensioneve dhe kompletimi i infrastrukturës n ë çdo cep t ë Shqipërisë. 500 milionë dollarë nga ky buxhet do të vihet në dispozicion të infrastrukturës. Premtimet e qeveris ë janë që rrjeti rrugor në Shqipëri, të ketë përfunduar së ndërtuari, brenda dy viteve t ë mandatit t ë ardhshëm.
Buxheti i 2013-s nxit rritjen e pagave dhe pensioneve. Buxheti i ardhshëm parashikon rritjen e rrogave t ë zyrtarëve të lartë me 1 për qind, ndërsa rrogat e tjera do variojnë deri n ë 5 për qind. Buxheti i ri i shtetit, sipas ministrisë së Financave, renditet i katërti që hartohet në kushtet e një krize ekonomike dhe financiare globale. Për vitin 2013 qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 4 për qind, ruajtjen e inflacionit në nivelin 3 për qind dhe ruajtjen e nivelit të borxhit publik në 62.6 për qind. Për sa i përket nivelit të importeve në vlerë nominale ato parashikohen në 6.4 për qind, ndërsa eksportet në 25 për qind.

Rritja e pagave dhe pensioneve
Buxheti ka përcaktuar si objektiv madhor buxhetin personal dhe familjar të 820 mijë shqiptarëve që marrin rroga apo pensione nga shteti. Me këtë buxhet, në përputhje të plotë me premtimet e qeveris ë, rriten ndjeshëm rrogat dhe pensionet. Rritja e rrogave varion nga 1 për qind rrogat më të larta, tek 5 për qind rrogat e tjera. Rrogat e mësuesve do të rriten 2 herë më shumë se sa është inflacioni, sikurse edhe pensionet do të rriten dy herë më shumë se inflacioni

Investimet në infrastrukturë
500 milionë dollarë do investohen në rrugë gjatë vitit të ardhshëm buxhetor. Infrastruktura rrugore mbetet ndër përparësitë kryesore të qeverisë “Berisha”, pasi projekti i rrugëve është projekti jetik i zhvillimit. Buxheti i 2013-s mbështet avancimin dhe përfundimin e disa projekteve rrugore siç  është autostrada Tiranë-Elbasan. Avancimin e punimeve në rrugën e Arbërit etj. Ka edhe një zotim solemn të qeverisë që dy vitet e para të mandatit të ardhshëm, rrjeti rrugor në Shqipëri të ketë përfunduar së ndërtuari.

   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›