E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton me votë unanime ligjet me 3/5-at si dhe ngritjen e Komisionit Parlamentar të reformës Zgjedhore

17-11-2011 / Gazeta 55

Ardian Fullani emërohet për një tjetër mandat si Guvernator i Bankës së Shqipërisë


- Kuvendi miratoi sot me votën unanime ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Me 130 vota “pro”, ligjvënësit i dhanë “Ok” komisionit të posaçëm parlamentar të ligjin e ri elektoral. Votë konsensuale u dha edhe për ligjet me shumicë të cilësuar 


UPDATAE- Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca, dhe ka 2 bashkëkryetarë, Ilir Rusmajlin nga Partia Demokratike dhe Damian Gjiknurin nga Partia Socialiste. Komisioni i posaçëm do të hartojë amendamentet për Kodin Zgjedhor, sipas rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it. Për çështje të veçanta, për të cilat palët nuk gjejnë konsensus, do të kërkohet ekspertiza e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Kuvendi votoi me konsensus jo vetëm pr/ligjet që kërkojnë 3/5 e votave, si Kodin Detar dhe atë Hekurudhor, por dhe pr/ligjin për Sigurinë e Produkteve joushqimore si dhe disa ndryshime në ligjin për Bankat. Në seancën e sotme u miratua edhe dekreti i presidentit Topi për emërimin e Ardian Fullanit, në postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Dekreti i presidentit u miratua vetëm me 75 votat e mazhorances, pasi opozita votoi kundër. Marrëveshja dypalëshe PD – PS e 14 nëntorit për çështjet e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe axhendën e ligjeve me shumicë të cilësuar, u konkretizua me votën konsensuale për ngritjen e komisionit të posaçëm zgjedhor dhe ndryshimeve ligjore në Kodin Ajror dhe Kodin Hekurudhor, këto të fundit të miratuara më parë në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Në axhendën e sotme të parlamentit, pritet të zhvillohen dhe dy interpelanca: ajo me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade dhe interpelanca me Ministrin e Ekonomisë, Nasip Naço, kërkuar nga deputeti socialist Eduard Shalsi.


Ligji për Bankat, debate në Kuvend


Opozita: Është i pa plotë. Bode: Sistemi ynë financiar, ndër më të qëndrueshmit – kriza botërore testoi ekonominë shqiptare


Opozita i kërkoi sqarime mazhorancës në lidhje me pr/ligjin për bankat. Deputeti Pandeli Majko, duke e cilësuar si cështje me rëndësi jetike për vendin kërkoi nga ekspertët se cfarë po ndodh. “Kam dy pyetje. Së pari a është diskutuar me ekspertë të huaj. Dhe pyetja e dytë ka të bëjë me bankën urë. Sot jetojmë në kohë krize ndaj duhet të informohemi në lidhje me këto vendime të rëdësishme. Ndaj ekpertët të na japin më shumë qartësië”, u shpreh Majko. Ndërkohë deputeti socialist Eduart Shalsi deklaroi se ritmet e përkeqësimit janë të jashtëzakonshme. “ka një trend aspak normal , në rast se do vazhdojë të përkeqësohet a parashikon qeveria shqiptare ndonjë ndërhyrje?”- theksoi Shalsi. Nga ana e tij, ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se sistemi bankar përbën sistemin vaskular të qeverisë. Ministri sqaroi opozitën se kriza financiare në botë testoi ekonominë tonë, ndaj sistemi ynë sipas tij është nga më të qëndrueshmit. “Kriza financiare testoi kapacitet e ekoniomisë tonë për të qëndruar në ballë të zhvillimeve të papritura në rang të ekonomisë globale. Sistemi ynë u testua si sistemi më i qëndrueshëm dhe likuid në rajon. Dhe kjo i detyrohet standarteve të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Ndryshimet janë të sugjeruara nga partnerët ndërkombëtar. Bode tha se vendi ynë paguan për të bërë mbikëqyrjen e tregjeve, dhe siguroi që janë marrë të gjitha masat e duhura në lidhje me bankat. “Reflektojmë përmisim në format e parasë elektronike”.


Deputeti më i ri në Kuvend, betohet Anduel Xhindi


Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën e sotme plenare me betimin e Anduel Xhindi, djalit të deputetit të vrarë të PS-së Fatmir Xhindi. Anduel Xhindi merr mandatin e deputetit në Kuvend, pasi deputetja e PS-së Ermelinda Meksi u emërua si anëtare e Këshillit të Bordit të Bankës së Shqipërisë. Deputeti i ri Adnuel Xhindi do të jetë deputeti i Partisë Socialiste në të njëjtën zonë elektorale, të të atit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›