Kuvendi miraton në parim buxhetin 2012
PRISHTINË- Buxheti i Kosovës 2012 prej më shumë se 1.5 miliard euro u miratua në parim sonte në seancën plenare të Kuvendit të Republikës me shumicë votash, pas debatit të gjerë të zhvilluar gjatë ditës dhe në mbrëmje.
Sipas prezantimit nga qeveria e Kosovës, buxheti i rregullt për vitin 2012 është në vlerë prej 1,520 milionë euro dhe paraqet një rritje prej rreth 7.6% krahasuar me buxhetin e projektuar për vitin 2011.
Një buxhet i tillë i ofron Kosovës një stimulim shtesë që do të rezultojë me një rritje të parashikuar ekonomike prej rreth 5 për qind në vitin 2012.
(d.b/BalkanWeb)