E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajzën ma vranë, tani nuk më lënë të takoj nipin dhe mbesën

Elbasan Një histori që ka brenda dyshimin për një krim të përbindshëm në familje dhe një dramë që e ka pasuar atë. Një burrë pretendon se i kanë vrarë vajzën, për të cilën policia dhe prokuroria thonë se është vetëvrarë. Por prej një viti, kur iu vra e bija, Ali Duraku nuk mund të takojë nipin dhe mbesën, pasi babai i tyre, tashmë i martuar sërish, nuk e lë. Prej një viti u ka dërguar letra zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe ka marrë përgjigje nga presidenti. Falë këmbënguljes së babait, ekspertët e zhvarrosën vajzën, në kërkim të provave të reja.

Ne nje interviste per gazeten IDEA, Duraku, tregon peripecite e tij prej nje viti

- Kur fillove të dyshosh se vajza juaj nuk është vetvrarë?

-Ali Duraku: Kam dyshuar direkt. I kam dërguar letër presidentit Topi, Kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, ministrit të drejtësië, prokurorisë etj. Prej një viti kur vajzën time ma vranë, unë kam dërguar 30 letra. Të gjitha i kam në shtëpi. Vetëm presidenti më ktheu përgjigjje dhe më thoshte se kam njoftuar organet kompetente.

-Na  trego pak, çfarë ka ndodhur me vajzën tuaj, Valentina Vllahi?

- Vajza më vdiq në 20 dhjetor të 2010. Ime bijë e ka shtëpinë as pesë minuta larg, isha në një lagje me dhëndërrin. Thonë që vajza ka vdekur në orën gjashtë, por mua dhe gruan na njoftuan në orën tetë. Sa i zhdukën të tëra provat. Isha duke pirë kafe me ca burra kur erdhi njëri nga njërëzit e fisit, ku kisha vajzën të martuar e më tha hajde se ke vajzën pa qejf. Direkt në sy të të gjithëve ne lokal kam bërtitur: Mos, ma paska vrarë dhëndërri

-Po pse akuzove direct, pse dyshove menjëherë?

-Se më ka thënë dhëndërri që do ta vras. Ma ka thënë shumë herë edhe ballë për ballë, edhe në telefon

-Po pse të kërcënonte kështu?

-Nuk e di . Di që unë i kisha marrë një borxh 5 milione lekë. Dhe pasi nisi sherret edhe me ne edhe me vajzën, ia ktheva prapë.

-A dije gjë si i kishte mardhëniet Valentina me të shoqin?

- Kishte shumë probleme. Ka patur dhjetra herë që vinte dhe ankohej. Djali I kishte thënë lëre. Hajde në shtëpi. Kishte probleme edhe nga e vjehrra, edhe ajo e rrihte. Mendo që ditën që ata thonë që u vetëvra, buka e saj, pjata e saj ka mbetur e paprekur, e pangrënë

-Kush ta ka thënë këtë?

-Komshinjtë e tyre më thanë që atë natë kanë dëgjuar zhurma, të bërtitura. Nga njërëzit vërdallë tyre i kam marrë vesh të gjitha cka ndodhur në atë shtëpi. Mjeku ligjor që i bëri autopsinë e mbylli cështjen e sime bije për pesë minuta. U thashë dua ta shoh vajzën, ska mundësi që ajo të jetë vetvrarë, më mbajti oficeri i policisë në polici. Kam njërëz që më kanë treguar se janë korruptuar njerëz të shtetit në këtë histori, njerëz që kanë marrë para për ta mbyllur këtë vrasje. A e dini që për një cantë që ka vjedhur me flori dhëndërri im ndenji 24 orë, ndërsja për një vrasje ku unë e akuzoj, e mbajtën vetëm tre orë? E vërteta është se ime bijë vdiq në një të natës dhe ata thanë në gjashtë të mëngjesit. Dhe ne u njoftuam në tëtë. Shkurt , skam besim tek askush.

-Sa fëmijë ka lënë Valentina?

-Një djalë dhe një vajzë. Vajza sot që flasim është tetë vjece, ajo është në klasë të dytë. Ajo e di ngjarjen, por neve që kur ka vdekur ime bijë nuk na lënë që ti takojmë. Nuk i kemi takuar që pas vdekjes së vajzës

-Sa vjet kishte Valentina e martuar? E kishte njohur vetë?

-Jo , sic bëhen këto punë. Nuk e ka njohur vetë. Me të njohur nga njerëzit. Kishte nëntë vjet martuar me ndërmjetes. Më ka thënë kushedi sa herë për problemet. Para dy vitesh ne e dërguam në spital, kishte plagë pas kokës. E pyetëm dhe tha që jam rrëzuar në banjë. Pastaj tregoi që i kishte thënë i shoqi, po tregove do të të therr. Gjithë lagjia e di kush është ai dhe kush jemi ne si shtëpi. Ai ka qenë i fejuar e la. Mori vajzën time. Tani është martuar prapë.

-Ti e kërkove zhvarrosjen?

-Jo, unë ju drejtova gjykatës që tmë jepte të drejtën që më takon. E di që vajza nuk vetvrarë. E kanë vrarë në atë shtëpi dhe i kanë fshirë gjurmët. Kanë bërë ckanë dashur gjithë natën. Nuk e them vetëm unë. Të gjithë në lagje e thonë këtë gjë.

-Mendon që ekspertiza do ju japë të drejtë?

-Nuk e di. Skam besim ta thashë edhe njeherë. Po po nuk doli që vajzën e kanë vrarë, do shkoj unë në burg, do them që e kam vrarë unë e le ta bëj unë burgun. Meqë ky shtet sdo dhe nuk i kap ata që vrasin

-Ky është një paralajmerim?

-Jo, jam duke thënë që do ta zgjidh ndryshe këtë gjë që më ka rënë. A e di cdo të thotë dhimbje fëmije?

Prokuroria ka sekuetsruar edhe një ditar të gruas, në të cilën ndohen 170 poezi.

Këto janë dy të fundit dy të fundit

Ky shpirt po vuan, ti se kupton

Ky shpirt  po këlthet,  ti prapë se dëgjon

Ky shpirt pa gaz, ti lotët si shikon

Ky shpirt po vdes, ti prapë sbeson

Do ta marr unë zemrën

Dhe do ta fsheh në zemrën time

Brenda do ta ruaj

Brenda do ta mbaj

Që askush mos tna ndaj

Prokuroria thotë që e ka studiuar ditarin dhe ajo nuk shkruante asnjë rresht, sipas prokurorisë, për dhunë apo ndonjë konflikt në familje. Pavarësisht se në mes të ditarit Valentina përmend në një varg një pyetje ku thotë: Pse zihemi shpesh dhe pa shkak?

Shkrime të tjera me interes:

  1. Grekët: Gjermanët, pasi na vranë, tani po na blejnë
  2. Pesë vjet për të lënë duhanin!
  3. Shkencëtarët: Tani mund të zhduket malaria

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›