E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton në parim projektligjin për dekoratat

PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare miratoi në parim Projektligjin për dhënien e dekoratave nga presidenti i Republikës.

Në prezantim dhe në debat u tha se Projektligji përcakton llojin e dekoratës që mund të ndajë presidenti i Kosovës dhe përcakton edhe kriteret që duhet plotësuar i dekoruari.

Deputetët miratuan në parim edhe Projektligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, Projektligjin për azilin, Projektligjin për Policinë dhe disa të tjera.

Gjatë punimeve të sotme të sencës plenare deputetët shqyrtuan për herë të dytë dhe miratuan Projektligjin për nisma legjislative.
Seanca e Kuvendit vazhdon nesër, fillimisht me shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me përcaktimin e përgjegjësive dhe procedurave të zbarkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›