E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, prangosen 12 zyrtaë të lartë

BEOGRAD-Gjykata serbe për krimin e organizuar ka arrestuar më shumë se 12 zyrtarë të lartë te cilet drejtonin nje minierë qymyrguri të administruar nga shteti, si dhe disa biznesmenë nën dyshimet se kanë pasur gisht në një skemë manipulimesh në një prej minierave më të mëdha të vendit. Gjithsej 17 individë dyshohen për përvetësim fondesh nga miniera shtetërore Kolubara, e cila bën pjesë në monopolin energjetik serb Elektroprivreda. Të dyshuarit mendohet se kanë marrë me qira makineri minierash nga kompani private me çmime më të larta se tregu dhe më pas kanë ndarë fitimet mes tyre. Të dyshuarit mund të mbahen nën arrest për 30 ditë, ndërsa vazhdojnë hetimet të cilat filluan sot. Ato zhvillohen në kuadër të përpjekjeve të Serbisë për të luftuar kriminin e organizuar dhe korrupsionin e përhapur, ndërkohë që vendi përpiqet të sigurojë statusin e vendit kandidat për antarësim në BE.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›