Kuvendi miraton pa opozitën ligjin për tatimin mbi të ardhurat
TIRANE-Pr/ligji për tatimin mbi të ardhurat shkatoi debate sot mes maxhorancës dhe opozitës në Kuvend. Deputetët e PS-së u shprehën kundër taksës së sheshtë, duke e konsideruar atë si taksë varfërie, ndërkohë që ministri i Financave, Ritvan Bode deklaron se kjo taksë solli qëndrueshmëri ndaj krizës.
Kuvendi diskuton projektligjin "Për tatimin mbi të ardhurat".
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën e radhës ku po diskutohet projektligji "Për tatimin mbi të ardhurat". Ligjvenesit po debatojne ndryshimet e propozuara nga ministria e Financave në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", i cili parashikon vetëdeklarimin për të gjithë ata që kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë në vit, pranë zyrave rajonale tatimore brenda datës 30 prill të çdo viti, me përjashtim të këtij viti ku u la afat deri në datën 30 shtator, pasi ligji nis zbatimin për herë të parë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima deklaroi në fjalën e tij në Kuvend se, ligji parashikon një sërë ndryshimesh që kanë si synim thjeshtimin e procedurave për qytetarët.
"Rritet nga 200 mijë lekë në 2 milionë lekë kufiri për deklarimin e të ardhurave. Deklarimi bëhet i detyrueshëm vetëm për individët që realizojnë të ardhura vjetore bruto të barabarta ose më të larta se 2 milionë lekë. Rritet nga 800 mijë në 1 milionë e 50 mijë lekë kufiri i të ardhurave vjetore të deklaruesve që përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme", theksoi ai.
Po ashtu, sipas Mimës, ky kufi u llogarit mbi bazën e pagës maksimale mujore dhe indeksohet paralelisht me indeksimin e pagës.
Ndryshimet konsistojnë edhe në shtimin e kategorisë së deklaruesve tatimpagues individë, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme jashtë territorit, si dhe për ata jo rezidentë që realizojnë të ardhura të tatueshme brenda territorit. "Ndryshimet i japin të drejtë tatimpaguesit t'a korrigjojë deklaratën dy herë brenda 3 muajve pa paguar penalitete, ndërsa pakësohet dokumentacioni që i bashkalidhet deklaratës vjetore të të ardhurave", shpjegoi Mima.
"Individët që realizojnë të ardhura jashtë shtetit, kur ka marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë", vijoi Mima, kreditohen për shumën e tatimit të paguar.
Ai bëri të ditur se, ndryshohet afati i pagesës së tatimit nga brenda 30 ditëve në, jo më vonë se data 30 prill. "Për vitin 2011, afati i i dorëzimit të deklaratës dhe i pagesës së tatimit shtyhet deri në datën 30 shtator 2012. Kreditimi i shpenzimeve të zbritshme bëhet brenda datës 31 dhjetor për vitin 2011, ndërsa për vitet e tjera deri më 30 prill", tha Mima.
Në fjalën e tij, në seancën plenare deputeti i PS-së Arben Ahmetaj e cilësoi taksën e sheshtë si taksë varfërie.
Sipas tij kjo taksë është një padrejtësi shoqërore pasi i merr çdo qytetari 5 milionë lekë të vjetra në 10 vjet ndërkohë që favorizon ata persona të cilët kanë të ardhura të larta.
“Sipas taksës sonë progresiste që ju e hodhët poshtë kryeministri Berisha do të duhej të paguante më shumë nga sa paguan tani ndërsa 4 infermierë paguajnë në 10 vjet, 20 milionë lekë më shumë”,theksoi Ahmetaj.
Sipas deputetit Arben Ahmetaj që të funksiononte i gjithë ky proces me taksen e sheshte duhet që të shtyhet të paktën deri në 2014-2015, në mënyrë që të përgatitej sistemi. "I kemi kërkuar administratës tatimore dhe ministrisë së Financave të na përgjigjej, nëse e ka apo jo infrastrukturën për zbatimin e ligjit dhe është shprehur se nuk e kemi por do t'a vendosim", sqaroi Ahmetaj.
Sipas tij, sot janë mbi 36 mijë deklarata të papërpunura. Po ti shtojmë edhe përpunimin e kësaj deklarate, vijoi ai, e mbysim administratën tatimore.
Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli deklaroi të enjten në Kuvend se administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e deklaratave për të arduhrat personale.
"Sot në Shqipëri numërohen 36 mijë deklarime të papërpunuara, ndërsa me ndryshimet që propozohen në këtë ligj do t'u shtohen edhe 1.6 milionë deklarime të tjera", thekson Kodheli. Sipas saj, këtë proces administrata tatimore pretendon t'a bëjë në pak muaj, ndërkohë që në SHBA për të përpuunar deklaratat e një viti duhen 4-6 vjet. "Imagjinoni kohën që i duhet administratës tatimore shqiptare, kur nuk kemi një sistem teknologjie për përpunimin e të dhënave edhe pse jemi në moshën e internetit", deklaroi Kodheli.
Ne kerkuam muaj më parë pikërisht këtë gjë, tha Kodheli, shtyrjen e afatit të implementimit të këtij ligji pasi është një problem serioz për shkak të numrit të madh të deklarimeve, pasi sistemi do të konfuzohet dhe nuk do të mund të krijojë një marrëdhënie të shëndoshë midis vetes dhe tatimpaguesve.
"6 ligjet bazë të administrimit tatimor janë ndryshuar plot 65 herë nga kjo maxhornacë, dhe këto ndryshime të shpeshta vlerësohen nga gjithë institucionet ndërkombëtare të dëmshme për qytetarin dhe biznesin. Paratë që paguajnë dhe koha që harxhojnë për t'u përditësuar janë në top listën e problemeve të tyre", u shpreh Kodheli.
Në mbrojtje të projektligjit folën deputetë të mazhorancës, si dhe Ministri i Financave, Ridvan Bode.
Sipas ministrit, ligji për të tatimin mbi ardhurat është ligji modern, më i mira për zhvillim, kurse taksa progresive është metodë e vjetër. Bode tha se, taksa progresive është shpikja e fundit e Ramës dhe se PS me propozimet që bën kërkon të rikthejë monopolin në ekonomi. Ministri i Financave theksoi se realisht ishte taksa e sheshtë ajo që mbajti jashtë krizës vendin.
‘Keni armiqësi me interesat tuaja të fshehta. Taksa e sheshtë na mbajti jashtë krizës. I qëndruam krizës sepse ne ndërmorrëm një politikë fisklale që na bëri t`i qëndrojmë goditjeve të ardhura nga jashtë. Ju kërkoni të riktheni politikën e monopoleve. Ky ishte modeli juaj. Ju doni të shkatërroni ekonominë e vendit, doni të riktheni konjukturat që nuk favorizojnë tranparencën dhe konkurencën. Ju keni armiqësi ndaj tregut në tërësi", iu është drejtuar ministri Bode socialistëve.
Bode deklaroi në seancë se politika fiskale e qeverisë ka dyfishuar të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe mundësoi që për katër vite të rrisë më shumë se dy herë pagat në arsim e shëndetësi ashtu sikurse pensionet. “Nuk është e vërtetë se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë në rajon. Por, ka një sërë ligjesh që kërkojnë 2/3 psh Kodi i Punës që na penalizon në sistemin e taksave dhe në tregun e punës. Në Shqipëri paguajmë kontributin e sigurimeve shoqërore 15 nga biznesi dhe 11 % nga i punësuari. Më gjeni një vend në rajon që të ketë barrën e kontributit të punës nga dyja palët nën 39 %”, tha Bode. Sipas tij, nuk i kemi ne taksat më të mëdhaja, por kemi disa ligje që na bëjnë të vuajmë me renditjen tonë në fushën e taksave. “Taksat e ulëta rritën konkurencën dhe eliminuan evazionin fiskal. Sot të kushton më lirë të jesh i regjistruar se sa të jesh i fshehur. Ka rënë korrupsioni në fushën fiskale dhe është rritur numri i subjekteve të regjistruara. I krijuam ekonomisë shqiptare mundësinë të integrohen në treg pjesë të tëra të ekonomisë”, theksoi Bode.
Bode theksoi se ndryshimet në ligj janë teknike dhe reflektojnë nevojën e atyre që duhet të deklarojnë të ardhurat vjetore dhe nuk prek asnjë nga asetet e tjera.
"Ky ndyshim reflekton të kundërtën e asaj që pretendojnë disa të majtë që mundohen të gjejnë shpirtrat e vdekur, duke theksuar se në vend kanë 1.2 milionë të papunë. Ky ligj është nga më modernët dhe është përqafuar anembanë botës. Ai është më funksionali dhe më efikasi për eleminimin e pabarazive që sjell ekonomia e tregut" ka theksuar Bode.
(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Projektligji'Për tatimin mbi të ardhurat', debate në kuvend