Debate Basha-Dalipi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
TIRANË- Këshilli bashkiak i Tiranës nisi mbledhjen e parë për këtë vit, ku pritet shqyrtimi dhe miratimi i pesë projektvendimeve. Ashtu siç kishte premtuar edhe gjatë fushatës elektorale, Kryebashkiaku Lulzim Basha i ka propozuar Këshillit marrjen në pronësi nga Bashkia e Tiranës të aksioneve të saj të Ujësjellës - Kanalizimeve sh.a, Tiranë.
Lidhur me këtë ka pasur debate mes këshilltarit të majtë Aldrin Dalipi dhe kryebashkiakut, Lulzim Basha. Dalipi ka ngritur problemin e faturave të ujit dhe energjisë ku shumë qytetarë ankohen se faturohen më shumë sec paguajnë, duke i kërkuar kryebashkiakut transparencë në këtë proces.
“Me thënë të drejtën kam takuar shumë qytetarë të ndëshkuar, të papunë e invalidë të cilët ishin faturuar më shumë se sa kanë paguar... Ju zoti Basha keni ngritur zërin për cmimin e portokalleve, por jo për faturat që ju shkojnë qytetarëve në shtëpi. Një administratë e përgjegjshme do nxirrte përgjegjës, madje do vinte edhe njerëz para drejtësisë”, ka deklaruar Dalipi.
Nga ana e tij Basha, i ka cilësuar akuzat e Dalipit demagogji dhe se procesi i marrjes në pronësi të aksioneve të saj të Ujësjellës - Kanalizimeve sh.a, Tiranë është një proces tërësisht transparent.
"Brenda datës 5 mars të gjitha familjet e faturuara më tepër nga ujësjellësi do faturohen më pak në muajin pasardhës, pra do t’ju zbritet shuma e paguar më tepër në muajin paraardhës. Për problemet imagjinare të mos harxhojmë kohën, pasi asnjë intrigë politike nuk do ta zhbëjë vendosmërinë time”, tha Basha.
Basha i kujtoi Dalipit, se mund ta kishte kontaktuar në lidhje me çdo problem.
“Dera ime ka qënë e hapur, pse nuk më ke kontaktuar”, tha Basha.
Në mbledhje do të shqyrtohet projekt-vendimi “Për shpërndarjen në programe dhe zëra buxhetorë të fondit të papërdorur të vitit 2011", prej rreth 357 milionë lekësh, i cili në bazë të ligjit "Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë", trashëgohet në vitin pasardhës. Fondi i trashëguar nga viti 2011, do të alokohet 56% për investime dhe 37% për shpenzime korente, në programet kryesore të zhvillimit të qytetit, ndërsa 7% e këtij fondi do të jetë transfertë për Njësitë Bashkiake.
Do të shqyrtohet propozimi i Kryetarit të Bashkisë për zmadhimin e kapitalit të Klubit të Futbollit “Tirana sh.a”. Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit, si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e Akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të "Tiranës".
"Për krijimin e Qendrës Sociale "Shtëpia e Përbashkët" është projektvendimi për qendrën që ndodhet në territorin e Njësisë Bashkiake numër 11 në Laprakë, ku do të nisë ofrimi i shërbimeve për kategoritë në nevojë, si informim, këshillim, asistencë ligjore, etj.
Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, do t’i paraqesë Këshillit propozimin për vendosjen e pllakës përkujtimore, në banesën ku ka jetuar Artisti i Popullit (Nder i Kombit), Kadri Roshi, konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar.
(ma.ar/BalkanWeb)