Kuvendi miraton me konsensus Kodin e ri Penal
TIRANË- Mazhoranca dhe opozita pas debateve dhe akuzave të forta kanë bashkuar votat dhe me 126 vota pro është votuar Kodi i ri Penal.
Me 126 vota pro pozita dhe opozita në Kuvend kanë miratuar me konsesus ndryshimet ne Kodin e ri Penal, pavarësisht akuzave të ndërsjellta mes dy krerëve të grupeve parlamentare Ruci dhe Patozi për bllokim të reformave në vend.
Po sot Kuvendit ka vendosur edhe shtyrjen e afatit të punës për komisionin e reformës zgjedhore deri në fund të muajit prill.
RUCI: S'NEGOCIONI SE JU DUHET FALSIFIKIMI, PATOZI: VOTOJENI!
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, Gramoz Ruci deklaroi se mazhoranca nuk do të negociojë me opozitën pasi nuk do të ndëshkojë falsifikatorët e statistikave:
“Mazhoranca nuk bëri as përpjekjen më të vogël për të negociuar me opozitën. Pra u provua se juve ju mungon vullneti për të dënuar falsifikatorët e statistikave. Ju duhet falsifikimi për të fshehur gropën ku është futur ekonomia shqiptare, për të fshehur varfërinë, për të fshehur borxhin galopant ku po zhytet çdo ditë e më shumë Shqipëria”, tha ai.
Ruci deklaroi më tej se kjo qeveri në ikje i ka lënë Shqipërisë si dhuratë fenomenin e pandëshkueshmërisë, përvec borxheve e varfërisë.
“Qeveria në ikje e la Shqipërinë në borxh, pa punë, me mjaft plagë sociale, në një gropë të zezë. Dëmin që kishit për të bërë e bëtë. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjit, por nga fenomeni i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve. Kur këta nuk ndëshkohen edhe kur vrasin si do ndëshkohen kur falsifikojnë të dhënat”, tha Ruci më tej.
Në kundërpërgjigje, nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi është shprehur se mazhoranca është e gatshme të zbatojë marrëveshjen.
Ndër të tjera Patozi e ftoi opozitën ta votojë Kodin e ri Penal.
“Jeni ju ata që keni bllokuar reformat gjatë këtyre tre viteve, jeni ju ata që keni bllokuar procesin e integrimit. Më thoni cfarë vote do jepni për kodin që të mendoj të kundërtën ”, tha Patozi më tej.
PS: NDESHKONI ABUZUESIT, HALIMI: MOS BLLOKONI
Kuvendi, në vijim të punimeve të seancës së sotme plenare, diskutoi sot lidhur me disa ndryshime në Kodin Penal, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar.
Deputetët e të dy palëve shkëmbyen akuza, ku opozita këmbëngul për hartimin e një projektligji të cilësishëm, ndërsa maxhoranca akuzon se gjithçka bëhet me qëllim të qartë bllokimin e reformave nga kryetari i PS-së, Edi Rama.
Opozita përmes deputetes Vasilika Hysi dhe deputetes Ermonela Felaj deklaruan se PD-PS u ulën në tryezë dhe diskutuan në lidhje me reformimin e Kodit Penal, duke akuzuar shumicën në pushtet se refuzon përcaktimin e masave të cilat ndëshkojnë abuzuesit me statistikat zyrtare.
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duke iu përgjigjur opozitës nga foltorja e Kuvendit akuzoi kreun e opozitës, se po bllokon punën për plotësimin e 12 rekomandimeve të BE që synojnë ta bëjnë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit më të ashpër.
“Nismat nuk janë ligje që i duhen qeverisë, por janë ligje të marra nga vendet Europiane. Votimi i ligjeve me 3/5 është kërkesë e BE , Edi Rama mesazhet i jep në gjuhërn e shpendeve, në Twitter. Kjo ishte një javë e rëndësishme për shqiptarët. Bashkimi Evropian do të trajtonte ecurinë e reformave në Shqipëri dhe ecurinë e progresit për zbatimin e 12 rekomandimeve. Shqiptarët u ndjenë të tradhtuar kur lideri i opozitës duke keqpërdorur votën e dhënë shtyp fjalëkalimin bllokim. Arsyeja e veprimit të tij është mungesa e arsyes. Tre javë zgjati beteja e Edi Ramës që çoi deputetët në grevë urie. Tre javë ishte angazhimi i deputetëve të opozitës për Kodin Penal si kërkesë e progres raportit dhe fjalëkalimi që ai u çoi ushtarëve të vet ishte bllokim”, deklaroi ministri Halimi.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kuvendi miraton kalimin e INSTAT në varësi të kryeministrit Kuvendi miraton pa opozitën ligjin për tatimin