Kodi Penal, Ruci: S'negocioni se ju duhet falsifikimi, Patozi: Votojeni!
TIRANE- Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, Gramoz Ruci deklaroi se mazhoranca nuk do të negociojë me opozitën pasi nuk do të ndëshkojë falsifikatorët e statistikave:
“Mazhoranca nuk bëri as përpjekjen më të vogël për të negociuar me opozitën. Pra u provua se juve ju mungon vullneti për të dënuar falsifikatorët e statistikave. Ju duhet falsifikimi për të fshehur gropën ku është futur ekonomia shqiptare, për të fshehur varfërinë, për të fshehur borxhin galopant ku po zhytet çdo ditë e më shumë Shqipëria”, tha ai.
Ruci deklaroi më tej se kjo qeveri në ikje i ka lënë Shqipërisë si dhuratë fenomenin e pandëshkueshmërisë, përvec borxheve e varfërisë.
“Qeveria në ikje e la Shqipërinë në borxh, pa punë, me mjaft plagë sociale, në një gropë të zezë. Dëmin që kishit për të bërë e bëtë. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjit, por nga fenomeni i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve. Kur këta nuk ndëshkohen edhe kur vrasin si do ndëshkohen kur falsifikojnë të dhënat”, tha Ruci më tej.
Në kundërpërgjigje, nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi është shprehur se mazhoranca është e gatshme të zbatojë marrëveshjen.
Ndër të tjera Patozi e ftoi opozitën ta votojë Kodin e ri Penal.
“Jeni ju ata që keni bllokuar reformat gjatë këtyre tre viteve, jeni ju ata që keni bllokuar procesin e integrimit. Më thoni cfarë vote do jepni për kodin që të mendoj të kundërtën ”, tha Patozi më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)