Kuvendi miraton kalimin e INSTAT në varësi të kryeministrit
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 68 vota pro dhe 57 kundër një ndryshim në ligjin "Për statistikat zyrtare", që përcakton varësinë e INSTAT-t nga Kryeministri.
Opozita e kundërshtoi ashpër p/ligjin e propozuar nga qeveria, pasi sipas saj, ky ndryshim bie ndesh me kërkesat e KE-së, lidhur me pavarësinë e institucionit të statistikave.
Ndërkohë, p/ligji u cilësua nga përfaqësuesit e qeverisë në përputhje me detyrat dhe objektivat e veprimtarisë së INSTAT dhe që nuk cënon asnjë nga parimet e funksionimit të tij si paanshmëria, besueshmëria dhe pavarësia profesionale, të cilat janë të garantuara me ligj.
P/ligji i qeverisë saktëson se tashmë INSTAT-i është në varësi të Kryeministrit dhe jo të Këshillit të Ministrave. Ky i fundit është një organ kolegjial, që nuk e mbulon dot dhe që nuk ka mundësi ta ndjekë atë si institucion varësie.
Gjithashtu, gjatë seancës së sotme Kuvendi miratoi me 68 vota pro dhe 59 vota kundër disa ndryshime në ligjin "Për prokurimin publik", të cilat parashikojnë ndryshimin e varësisë së Komisionit të Prokurimit Publik nga Këshilli i Ministrave te Kryeministri.
(el.me/BalkabWeb) Lidhje te tjera Opozita kundërshton ndryshimin e varësisë së INSTAT