E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani ne Frankfurt Problemet me krizen

/ /

Shqiperia e perballoi krizen globale me sukses por jo pa u prekur prej saj. Per guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani vendi yne eshte shembull i nje politike te kujdesshme si persa i perket mbikeqyrjes ashtu edhe stimujve ne kohe krize cka rezultoi me nje rritje te GDP-se per 2009-en dhe jo me tkurrje sic reaguan shumica e ekonomive ne bote. Gjate seminarit te zhvilluar ne Frankfurt ne datat 14-15 dhjetor me bankat qendrore te vendeve qe jane

kandidate dhe kandidate potenciale te BE-se Fullani mbajti edhe fjalimin me teme Stabiliteti makrofinanciar ne vendet kandidate dhe vendet e mundshme kandidate per ne BE mesimet per tu nxjerre. Gjate ketij fjalimi guvernatori beri edhe nje permbledhje te plote te menyres sesi reagoi ekonomia shqiptare dhe sistemi bankar gjate kohes se krizes. Ne nuk u perballem me falimentim bankash apo me injektime te kapitalit nga ana e shtetit u perballem por e ndryshuam shpejt kursin e krizes se besimit ne sistemin financiar dhe ndikimet e saj negative. Ne fakt nuk perjetuam situata te mungeses se ndermjetesimit financiar. Vijuam te perjetojme rritje ekonomike ndonese me nje ritem me te ngadalte dhe arritem ti mbajme pritshmerite inflacioniste te ankoruara tha Fullani gjate seminarit. Per guvernatorin e BSH-se institucionet e vendeve te ndryshme reagojne me politika te ndryshme per te perballuar krizat por ne vijim duhet qe bankat qendrore te synojne permiresimin e kuadrit rregullativ dhe matje reale te stabilitetit financiar cka luan rol kryesor ne kohe krizash. Nje banke qendrore nuk mund ta shmange pergjegjesine e saj per ruajtjen e stabilitetit financiar edhe pse kjo nuk eshte e percaktuar si nje mandat specifik. Pervoja jone si nje vend me ekonomi ne zhvillim deshmon se stabiliteti i cmimeve dhe ai financiar jane parakushte per njeri-tjetrin. Motoja jone eshte qe cdo investim ne stabilitetin financiar i bere sot do te sjelle mjaft perfitime per stabilitetin e cmimeve ne periudhen afatgjate tha Fullani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›