Kuvendi nderon personalitetet shqiptare
Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar sot shkrimtarë, poetë, këngëtarë, piktorë, muzikantë, përkthyes, mjekë, juristë dhe personalitete të fushave të tjera.
Në një ceremoni me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Topalli nderoi disa prej personaliteteve më të njohur, Ismail Kadare, At Gjergj Fishta, Eqrem Çabej, Fatos Kongoli, tenorin Sajmir Pirgu dhe shumë personalitete të tjera duke u dorëzuar atyre personalisht dhe familjarëve aktet e themelimit të shtetit shqiptar.
Pasi falënderoi të gjithë personalitete për kontributin e tyre në këto 100 vjet të shtetit shqiptarë, Topalli tha se ka qenë e vështirë të hartohet një listë me emra, duke pranuar se shumë janë lënë jashtë. Ajo tha se në muajt në vazhdim do të ketë të tjerë personalitete që do të nderohen nga Parlamenti i Shqipërisë.