Vazhdojnë luftimet në Siri, Asadi hesht

Ai është shprehur vetëm për emërimin, sipas medias zyrtare, të gjeneralit Fahd al-Freij në postin e ministrit të Mbrojtjes në vend të Daoud Rajha, vrarë në atentatin që ndodhi në ndërtesën e Sigurisë Kombëtare në Damask.
Që prej fillimit të revoltës në muajin mars 2011, ai ka mbajtur vetëm gjashtë fjalime dhe ka dhënë disa intervista për televizionin sirian dhe stacionet dhe gazetat e huaja.
Kryengritësit morën përgjegjësinë për sulmin e djeshëm duke thënë se përfaqësonte fillimin e fundit të regjimit të Presidentit Bashar al-Assad, thotë “Voa”.
Kryeministri britanik, David Cameron po i kërkon Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të transmetojë mesazhe “të qarta dhe të forta” për sanksionet kundër Sirisë dhe thotë se ka ardhur koha që zoti Assad të bjerë.
Këshilli i Sigurimit pritet të votojë sot për një rezolutë që gëzon mbështetjen e vendeve perëndimore që mund të vendosë sanksione ndaj qeverisë së zotit Assad. Rusia ka thënë se do të vendosë veton.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon po i bën thirrje Këshillit që të tregojë përgjegjësi dhe të marrë masa efektive. Ai thotë se populli sirian ka vuajtur shumë gjatë.
2012-07-19 16:43