Kuvendi nis punën pasdite, rikthehet opozita
TIRANE-Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 18.00, duke shënuar kështu edhe fillimin e sesionit V të Legjislaturës XVIII, ku pritet edhe rikthimi i opozites pas nje kohe te gjate bojkoti.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku u miratua në unanimitet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit për priudhën 5-23 shtator, si dhe programi i punës në periudhën 5 shtator-4 tetor, kryetarja Topalli ftoi krerët e grupeve parlamentare të nisin punën për ngritjen e Komisionit për reformën zgjedhore, si dhe theksoi domosdoshmërinë e votimit sa më parë të ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave të Parlamentit.
Sot në mesditë pritet të mblidhen grupet parlamentare të PD dhe PS nën drejtimin e krerëve të partive.