E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA: Si vidhen votat me albanian style

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, Ambasada Amerikane në Tiranë informon Uashingtonin për atë që mund të ndodhë. Duke u fokusuar në mënyrat e vjedhjes së votave, zyrtarët e ambasadës analizojnë gjerë e gjatë mënyrat që përdoren në Shqipëri.

Titulli: Si të vjedhësh zgjedhjet, stili shqiptar

Datë 12 qershor 2009

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Klasifikuar si Material konfidencial

Edhe pse zgjedhjet shqiptare kanë shënuar përmirësime ndër vite, misionet e ODIHR-it që nga viti 1996 kanë dhënë vlerësime për të të meta dhe probleme. Akuzat për blerje të votës, dhënie parash për komisionerët, dokumente të falsifikuara votimi, frikësim të votuesve dhe në disa raste edhe dhunë kanë shënuar zgjedhjet e mëparshme. Edhe pse ky raun zgjedhjesh duket i qetë deri më tani, raportet e ODIHR-it kanë qenë kryesisht pozitive.. por anëtarë të PS-së deklarojnë çdo ditë se PD në pushtet po planifikon të vjedhë zgjedhjet (por japin shumë pak prova për të mbështetur këtë akuzë). Edhe PD akuzon për vjedhje nga ana e PS-së, edhe kjo pa prova.

Për të pasur një panoramë më të qartë se si mund të ndodhin këto vjedhje, ambasada ka folur me shumë kandidatë të PS-së dhe  PD-së, si dhe anëtarë të shoqërisë civile që të marrë më shumë informacion mbi atë që mund të ndodhë. Është e rëndësishme të shënohet se vëzhguesit e ODIHR-it dhe vëzhguesit e tjerë nuk kanë parë prova konkrete të planeve apo përpjekjeve për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga ndonjëra palë. Trishtueshëm, teksa ky kabllogram po dërgohej, një aktivist i PD-së është vrarë nga një aktivist i PS-së me një kallashnikov jashtë qytetit të Durrësit, pas një sherri për posterat elektoralë. Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama, dënuan ngjarjen dhe bënë apel për qetësi.

Gjithçka nisi më 1996…

Zgjedhjet e manipuluara keqas në vitin 1996 shënojnë pikën më të ulët për zgjedhjet në Shqipëri. Në to janë shënuar parregullsi serioze, përfshirë dhunë, mbushje kutish, frikësim policor ndaj opozitës dhe paaftësi në administrimin e procesit. Zgjedhjet ishin një katastrofë dhe kjo ndikoi pjesërisht në rrëzimin e rendit një vit më pas.

Kokat e mashtrimit në zgjedhjet e vitit 1996 ishin Sali Berisha, atëherë president dhe sot kryeministër, dhe Ferdinand Poni, atëherë ministër i Brendshëm, sot zv.ministër i Brendshëm. Fakti që berisha është sërish në krye të qeverisë dhe Poni në krye të procesit të kartave të identitetit kanë bërë që shumë socialistë të shqetësohen për faktin që historia mund të përsërisë vetveten në këto zgjedhje.

Vetëm hidh votën në kuti të lutem

Një taktikë e përdorur në Shqipëri dhe në të gjithë botën është ajo që njihet si votimi karusel dhe ndodh kështu: herët në ditën e zgjedhjeve një militant do të marrë një bllok votash bosh nga qendra e votimit. (Shënim: Militant është emri që preferohet për një aktivist të çmendur të partisë ose ndonjë person tjetër të përfshirë në proces). Militanti do të mbushë votat një nga një për partinë që dëshiron. Ai do të qëndrojë në hyrje të qendrës së votimit dhe do ti japë votën e plotësuar votuesve që pranojnë shkëmbimin. Ata duhet të kthehen me një fletë votimi bosh ndërsa në kuti të hedhin votën e plotësuar. Në këmbim do të marrin 50 mijë lekë të vjetra. Ky proces përsëritet tërë ditën në të gjithë vendin. Në versione të tjera të kësaj skeme, militantët më pak të mëshirshëm nuk do të të ofrojnë para, por do të të kërcënojnë se do të të rrahin ose do të të kërcënojnë se do humbasësh vendin e punës nëse nuk i përmbahesh planit. Ky plan është i provuar dhe nuk mund të dështojë. Nëse ti i jep dikujt një fletë votimi të plotësuar dhe merr mbrapsht fletën bosh duke mos lejuar asnjë devijim, ke rezultatin e sigurt.

Do një fletë votimi me picën tënde?

Një tjetër teknikë e përdorur me shumë efekt në zgjedhjet e kaluara, sipas disa kontakteve të ambasadës, është të dërgosh fletë votimi të mbushura së bashku me picat në vendin e numërimit të votave. Këto fletë hidhen më pas në kutitë e votimit dhe numërohen si të vlefshme. Me sa duket askush nuk numëron nëse një grup numërimi gjen më shumë vota se sa njerëz që kanë votuar, por kjo mund të ndryshojë këtë vit.

Komisionerët janë të njohur për marrjen e pagesave deri në 500 euro, për të mbyllur sytë disa minuta gjatë procesit të numërimit për të lejuar militantët të kryejnë punën e tyre të pistë. Kodi i ri zgjedhor ka lejuar vendosjen e kamerave për të luftuar këtë lloj sjelljeje, por mendohet se ato do të fiken për pak çaste ose dikush do të kalojë përpara tyre duke bllokuar pamjen. Të dyja partitë kanë akuzuar njëra-tjetrën për ryshfete dhe tentativa për të paguar komisionerët, edhe pse deri më tani askush nuk ka dhënë prova për këtë gjë.

Emri im është Edi ose Bardi ose Vjosa ose Ardi

Një tjetër taktikë është votimi i shumëfishtë. Sipas kësaj skeme, dikush do të përpiqet të votojë disa herë në të njëjtën zonë duke përdorur të njëjtat dokumente identifikimi. Disa skema më komplekse janë kur votuesi përdor disa dokumente identifikimi. Sipas këtij plani, militantët do të aplikojnë dhe marrin dokumente identifikimi në emër të personave të vdekur, emigrantëve ose atyre që nuk kanë ndër mend të votojnë. Dokumentet do të kenë fotografinë e militantit dhe gjeneralitete të tjera. Edhe pse PS mendon se kjo skemë është e mundshme, prodhuesit e kartave të identitetit, firma Aleat dhe Ministria e Brendshme pretendojnë se nuk bëhet. Ata thonë që kontrollet biometrike mbi kartat e reja pengojnë këtë gjë dhe ndalojnë njerëzit të kenë disa dokumente të vlefshme.

Gjithsesi manipulimi me kartat e identitetit mbetet shqetësimi më i madh i opozitës. Një zyrtar i lartë socialist i tha ambasadës më 11 qershor se qeveria shqiptare ka shtyrë me qëllim procesin e kartave në pesë zona kyçe. Vonesa e pretenduar po shkakton rradhë të gjata në procesin e pajisjes me karta dhe në këtë pikë votuesit e PD-së e kanë më të lehtë të pajisen me karta se sa ata të PS-së. Por më 11 qershor një zyrtar i PD-së i tha ambasadës se zyrtarët lokalë socialistë po bllokonin procesin e kartave të identitetit në disa zona të Tiranës. As PD e as PS nuk dhanë prova për akuzat e tyre.

E shikon, unë votova për PD-në, mos më hiq nga puna!

Sistemi aktual në Shqipëri është shumë i ngatërruar dhe lejon frikësimin e votuesve. Për shembull, është e mundshme për një pastrues shkolle në Elbasan të humbasë vendin e punës nëse ndryshon qeveria. Në të shkuarën, punonjësit e institucioneve shtetërore dhe të bashkive detyroheshin që të shkonin në mitingje elektorale, të bënin fushatë ose të votonin për partinë nëse nuk donin që të humbitnin vendin e punës.

Zgjedhjet e kaluara kishte votues që kishin fotografuar votën e tyre në mënyrë që ti tregonin shefave besnikërinë. Rreziku i humbjes së vendit të punës pasi nuk ka votuar siç duhet është i madh. Një kandidate e PS-së i ka thënë ambasadës se e ëma do të votonte PD-në nga frika e ndryshimit të pushtetit. Për të shtuar konfuzionin, edhe pse PD-ja kontrollon qeverinë qendrore, shumë qeveri lokale kontrollohen nga PS ose LSI, që do të thotë se punonjësit publikë janë objekt sulmesh nga të gjitha krahët.

Raporti i ODIHR-it shpjegon se janë marrë shumë raportime të paverifikuara se punonjës shtetërorë, madje edhe fëmijë shkolle, janë përdorur për të ndjekur mitingjet e PD-së.

Sigurisht përgjegjësi kryesor për të siguruar zgjedhjet është qeveria. Gjithsesi asnjë nga këto t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›