Sesioni i ri parlamentar, mblidhet sot grupi i PS-së

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste pritet të mblidhet sot për të vendosur për qëndrimin që do të mbajë në këtë sesion parlamentar.
Mbledhja parashikohet të mbahet në mesditë, pak orë përpara fillimit të seancës së parë, të sesionit të parë parlamentar, dhe parashikohet të vendosë për qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste sa i përket ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në parlament.
Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, miratoi të premten në unanimitet, draft-kalendarin tre javor të punimeve parlamentare, në të cilin përfshihen edhe ligjet me shumicë të cilësuar që janë kode, dhe ligji për Gjykatën Administrative.
Opozita kërkoi në këtë konferencë që të rikthehen në komisione ato ligje që janë kaluar pa praninë e opozitës.