E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi nis punimet opozita e pranishme ne salle

Seanca e parë e këtij sesioni parlamentar përveç prezencës së maxhorancës dhe opozitës së bashku në sallë, nuk ishte fort optimiste për ndërtimin e një klime të plotë bashkëpunimi mes palëve. Më shumë sesa angazhim real në këtë stinë të re parlamentare që startoi pasditen e së hënës, solli akuza mes palëve duke nisur nga përgjegjësia për zgjedhjet, deri te mungesa e reforma intregruese. Kryetari i grupit parlamentar socialist në një fjalim rreth 30 minuta, u ndal gjatë te analiza e tetë majit duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Sali Berisha për shkatërrimin e zgjedhjeve.

• Arvizu: Maxhoranca të japë konsensus

Por nëse palët ndahen për mënyrën sesi i shohin zgjedhjet e tetë majit, bien dakort për fillimin nga puna me rekomandimet e OSBE – ODHIR-it. Por ndërsa opozita shfaqi në sallen e parlamentit skepticizëm për  vullnetin e maxhorancës për zbatimin e ligjit, kjo e fundit përmes kryeministrit Berisha shfaqi  mosbesim se këtë herë deputetët socialistë do të qëndrojnë në parlament.

Megjithëse fjalimet në këtë seancë të parë qenë të pakta të gjitha përmbanin mesazhin e domosdoshmërisë së reformave për integrimin e vendit, por pa asnjë ndryshim nga retorika e mëparshme në kuvend, ato u shoqëruan edhe me akuzat reciproke për bllokimin e tyre. Seanca e parë parlamentare për këtë sesion u ndoq edhe nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë.

Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e martë , 06 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›