E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar

Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar. Seanca e parë do të mbahet pasdite, ndërkohë që puna në komisione do të nisë gjatë paradites. Ashtu si në çdo fillim sesioni, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pritet të mbajë fjalën përshëndetëse, ndërsa pas kësaj do të diskutohet dhe do të miratohet edhe kalendari trejavor.
 

Pritet që në seancën e parë të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak edhe të situatës së krijuar së fundmi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare.
 

Katër ditë më parë, sipas njoftimit të bërë nga Kryesia e Kuvendit, u miratua kalendari i punës, ku janë përcaktuar edhe kalimi për diskutim i ligjeve që kërkojnë 3/5, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2011, të miratuar nga të gjitha grupet parlamentare.
 

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar sot nisin punën edhe komisionet parlamentare. Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin do të shqyrtojë sot projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH-it për financimin e projektit të BYPASS-eve të rrugës së Fierit dhe Vlorës".
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›