Kuvendi nis sot, priten debate për pr/ligjet me 3/5
TIRANE- Parlamenti pritet të nisë sot pasdite, punimet për këtë sesion. Seanca e parë plenare e sesionit të ri është lajmëruar të mbahet në orën 17.00.
Ashtu si në çdo fillim sesioni, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të mbajë fjalën përshëndetëse, ndërsa pas kësaj pritet diskutimi dhe miratimi i kalendarit 3-javor. Pritet që në seancën e parë të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak edhe të situatës së krijuar së fundmi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare. Tri ditë më parë, sipas njoftimit të bërë nga Kryesia e Kuvendit, u miratua kalendari i punës, ku janë përcaktuar edhe kalimi për diskutim i ligjeve që kërkojnë 3/5, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2011-të, të miratuar nga të gjitha grupet parlamentare.
Konferenca e Kryetarëve me shumicë votash përcaktoi si datë të parë të shqyrtimit në seancë plenare të këtyre pr/ligjeve, datën 2 shkurt 2012-të, në rendin e ditës së të cilës do të përfshihet shqyrtimi i Kodit civil. “Për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të PS-së për të filluar punën me këto pr/ ligje, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e ri të punës, pa konsensus”,- thuhej në njoftimin e Kuvendit. Ndërsa më pas, në emër të grupit parlamentar të PSsë, sekretari Taulant Balla u shpreh se, “Të gjitha këto projektligje janë prej kohësh tashmë pjesë e punës së përditshme të përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Ligjeve, të cilët po përgatisin qëndrimin tonë në atë komision për secilin nga projektet e paraqitura nga qeveria”. Grupi socialist nënvizoi, se ngutja e mazhorancës dhe arbitrariteti në vendimmarrjen e Konferencës së Kryetarëve, nuk e justifikojnë qëllimin e përbashkët për ta mbyllur këtë proces në mars.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)