E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi nuk i di mirë legjislaturat!

Për këtë arsye, sot Byroja e Kuvendit ka miratuar krijimin e një grupi historianësh dhe juristësh për përcaktimin e fillimit të historikut të parlamentarizmit të shtetit shqiptar.

Ky grup, do të numërojë legjislaturat, ku në bazë të përcaktimit të fillimit të parlamentarizmit, do të bëjë edhe rillogaritjen e numrit të legjislaturave.

"Grupi i historianëve dhe juristëve do të përbëhet nga anëtarë, të cilët duhet të jenë historianë dhe juristë të shquar dhe me një përvojë të gjatë akademike", thuhet në vendimin e byrosë së parlamentit.  

Grupi i historianëve dhe juristeve do të zhvillojë veprimtarinë e tij  pranë Kuvendit të  Shqipërisë, ku do t'i sigurohet bashkëpunim i ngushtë me Drejtorinë  e Përgjithshme të Arkivave apo institucione të tjera si dhe, do të asistohet nga stafi i Kuvendit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-28 16:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›