E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, arrestohen vjedhësit e transformatorëve

Në pranga shtetasit Fatjon Marku, 22-vjeç, Alban  Bajrami, 19-vjeç, me Agustin Nikolli, 18-vjeç, me banim në Lezhë, si dhe Agron Albrahimi, 49-vjeç, me banim në qytetin e Laçit.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e policisë kanë konstatuar se shtetasit e arrestuar Fatjon Marku, Alban Bajrami dhe Agustin Nikolli po qëndronin në një automjet tip BMË 316, pa targa, në fshatin Troshan të rrethit Lezhë.

Menjëherë pas këtij konstatimi, forcat e policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe se gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, model 56, dy krehra me fishekë, përkatësisht njëri me 30 dhe tjetri me 21 copë fishekë, një palë dara prerëse me përmasa të mëdha, një seri çelësash “FISO” me përmasa të ndryshme, një palë pinca me dorezë plastike, 41 000 lekë të reja, etj.

Gjithashtu u bë edhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale edhe të automjetit me të cilin ata kishin lëvizur gjatë veprimtarisë së tyre kriminale. Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se tre shtetasit janë autorë edhe të një sërë vjedhjesh të tjera të transformatorëve të energjisë elektrike në fshatrat Kallmet, Spiten, Rrëza e Malit Torovicë, Kolajakaj (Torovicë), Mërqi, Balldre dhe në Shkollën e Mesme  Balldre, ku për një periudhë të gjatë kohore.

Po në vazhdim të operacionit “BOBINA”, është ushtruar kontroll në ambientet e magazinës të shtetasit të katërt të arrestuar, Agron Albrahimi, me banim në qytetin e Laçit, ku gjatë këtij kontrolli, u gjet dhe u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale një kabull elektrik me gjatësi 7,5 metra si dhe pjesë të çmontuara të vjedhura nga transformatorë të ndryshëm që 3 shtetasit e arrestuar ia kanë shitur shtetasit Agron Albrahimi. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-28 17:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›