PS: Dosjet, Berisha kercenim per integrimin
Selia roze sulmoi serish dje Kryeministrin, Sali Berisha, per miratimin e ligjit per hapjen e dosjeve, duke kerkuar qe krimet e komunizmit te mos denohen me metoda komuniste. Anetari i Asamblese Kombetare ne PS, Saimir Tahiri, u shpreh se Berisha, si bajraktari i fundit ne pushtet ne Evropen qe doli nga diktatura e sekretareve te partise, duhet te kuptoje se krimet e komunizmit denohen duke mbrojtur parimet e vlerat e familjes evropiane, jo duke mbrojtur familjen politike nga drejtesia. "Ai duhet te kuptoje se dosjet e regjimit te cilave ai i sherbeu me zell si sekretari i Enver Hoxhes, duhet te hapen per te hedhur drite mbi krimet politike te se shkuares, jo per te mbuluar krimet ekonomike te se sotmes", u shpreh Tahiri. Nga selia roze, ai akuzoi se kryeministri me metodat e tij komuniste, po kercenon procesin e integrimit dhe po vonon aplikimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. "Po na fut te gjitheve ne nje pozite te veshtire para botes demokratike, duke u sjelle si te ishte akoma ne krye te organizates komuniste qe s'pyeste per Ameriken, Evropen apo per armikun e jashtem e te brendshem", vijoi Tahiri. Ndaj sipas tij, ne 28 qershor, shqiptaret do te largojne perfundimisht bajraktarin e fundit komunist nga pushteti, ne nje Evrope qe eshte e qytetareve dhe jo e bajraktareve. Tahiri u shpreh se Berisha, duhet te kuptoje se SHBA, KE dhe OSBE, nuk jane organizata komuniste, por jane forcat e lirise e te demokracise boterore qe nuk thone mos denoni komunizmin, por mos shkelni kodin e familjes ku doni te integroheni.