Kuvendi pranon dorëheqjen e “deputetit” Bardhi

Pas këtij vendimi, që për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk është edhe fort i ligjshëm, Kuvendi do t’i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vendosur për mandatin e deputetit, që sipas listës së kandidatëve socialistë për Qarkun e Durrësit, i takon Edison Konomit.
Gjithashtu, në këtë raport Këshilli sugjeron që t'i kërkohet komisionit të reformës zgjedhore të përcaktojë qartë zgjidhjen në të ardhmen të situatave të tilla. Prej muajsh, mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate në lidhje me mandatin e lënë nga Rudina Seseri, ku KQZ-ja në janar të këtij viti i dha mandatin deputetit të radhës, që ishte Gjon Bardhi, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Fushë Krujës.
Ky i fundi nuk pranoi të linte detyrën aktuale dhe sapo u mandatua nga KQZ-ja dha dorëheqjen. Një ditë më parë, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që ta dërgonin rastin në Parlament për miratim.
“Që të mos e zgjasim më këtë çështje dhe të mos përdoret si instrument për akuza të pabaza dhe qesharake, unë si kryetare e Kuvendit, ju kërkoj që të më jepni opinionin tuaj dhe t’ia kalojmë seancës plenare për të zëvendësuar vendin, vend i cili i takon Partisë Socialiste, ku unë si kryetare e Kuvendit do të doja ta zëvendësoja sa më parë në respekt të ligjit, të Kushtetutës dhe të shtetit ligjor”, pat deklaruar Topalli në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve. /S.Lleshi/Start/
2012-04-12 15:16