Votimi i Cefës në Kuvend, PS mbledh grupin parlamentar
Zgjedhja e Elvis Cefës për vendin vakant në KLD ka mbledhur në një mbledhje urgjente grupin parlamentar socialist. Mësohet se shkak është bërë votimi i Cefës në mënyrë elektronike në Parlament, ndryshe nga sa ishte deklaruar pak më parë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli për votimin me kuti, për të dalë kështu me një qëndrim pas këtij procesi.
Deputetët e opozitës edhe gjatë seancës së sotme kundërshtuan këtë mënyrë votimi, duke u ngritur përpara foltores së Kuvendit në shenjë proteste.
Ata e cilesuan nje veprim te paprecedente dhe shkelje te votimit te fshehte ne Kuvend nga ana e kryeministrit, duke u ngritur përpara foltores së Kuvendit në shenjë proteste dhe bojkotuar votimin.
Elvis Cepa, kishte si rival për postin e anëtarit të ri të KLD-së ish-prokurorin Ardian Visha, ku ky i fundit ishte propozuar nga Partia Socialiste.
Mazhoranca e kishte deklaruar votën kundër kandidatit Ardian Visha edhe seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve duke e cilësuar si një kanditaturë që nuk ka besueshmëri.