Identifikohet kufoma e dekompozuar

Foto ilustruese
Durrës Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur dje në lumin Zezë në Luz të Krujës. Pas verifikimeve të bërë nga ana e policisë ka rezultuar se trupi i përkiste një 82-vjeçari, i cili ishte deklaruar i humbur para dy muajve.
Bëhet fjalë për Dukagjin Tagën, i cili banonte në lagjen 18 në Durrës.
Trupi i dekompozuar u gjet nga një grua, banore e fshatit e cila është alarmuar kur ka parë kufomën në breg të lumit “Zezë”. /M.Brunga/