Topalli: PS po dhunon parlamentarizmin dhe shtetin ligjor (VIDEO)
http://www.youtube.com/watch?v=68_0imjJea0
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me tensionet e krijuara në sallën e Kuvendit gjatë votimit për Elvis Cefën si anëtarë i KLD-së. Situatë e cila u krijua nga kundërshtimi i PS-së për firmosjen e fletëve të votimit.
Topalli duke dënuar dhënën e deputetëve të PS-së, shprehet se votimi i fshehtë ka 20 vite që zhvillohet me një procedurë të tillë.
Për herë të parë sot, grupi i opozitës dhunshëm kërkoi të ndryshoheshin këto procedura, kërkoi që ti rrëmbente kompetencën sekretariatit të votimit dhe procesi i votimit të administrohej sipas urdhrave që Gramoz Ruci i merrte me telefon. Në këtë akt dhune, Gramoz Ruci, pasi konsumoi kërcënimet për bllokim të votimit, rrëmbeu fletët e votimit për të mos lejuar votimin me fletë, shprehet Topalli.
Kryetarja e Kuvendit nënvizon se kjo sjellje është dhunë ndaj parlamentarizmit dhe shtetit ligjor dhe për këtë arsye i bën thirrje grupit parlamentar të PS të analizojë me përgjegjësi veprimin dhe ti kthehet parlamentit dhe shtetit ligjor.
Ndërkohë grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka thirru mbledhje emergjente për të analizuar situatën dhe atë çfarë ndodhi sot në Kuvend. /F.S/