Kuvendi, pro draftit
Votimi
Pas konsultimit të materialeve shtesë të paraqitura nga Ministria e Financave, deputetët e vlerësuan projektligjin, pasi ai plotëson vakumin ligjor që ekzistonte në lidhje me rastet e keqmenaxhimit të fondeve, të mashtrimit dhe të korrupsionit. Deri më sot, në nivel të kontrollit të brendshëm, ky shërbim është kryer nga Auditi, por drafti i paraqitur parashikon ndjekjen e rasteve të veçuara. Përfaqësuesit e opozitës në komision u shprehën dakord në parim me projektligjin dhe mbështetën krijimin e një sistemi të kontrollit financiar, por gjithashtu kërkuan që ligji të mbetet në konturet e inspektimit financiar. Pas miratimit në parim, në mbledhjet e ardhshme komisioni do të vijojë me shqyrtimin nen për nen të projektligjit në fjalë.
#