E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho kërkon shkëmbimin Kaka-Maicon

Gazeta torineze "Tuttosport" zbulon një skenar tepër të veçantë përsa i përket të ardhmes së brazilianit të Real Madrid, Ricardo Kaka.

I ndjekur me shumë kërshëri nga ish skuadra e tij Milan, "Topi i Artë 2007" mund të përdoret nga Jose Mourinho për të sjellë në Santiago Bernabeu Dauglas Maicon.

Në një mesazh dërguar presidentit të Inter, Massimo Moratti shkruhet: "Si mendon për një shkëmbim mes Maicon dhe Kaka?".

Me pak fjalë një telenovelë po hapet në merkaton e futbollit megjithëse kuqezinjtë duken shumë pranë ish asit të tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›