E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, projektligjet e PS per hetimin, votimi ne prill

Dy projektligjet e Partise Socialiste, per hapjen e kutive te votimit dhe ndryshimin ne ligjin per "Komisionet Hetimore te Kuvendit", do te kene nje rruge te gjate deri sa te kalojne per shqyrtim ne komisionet parlamentare. Ndonese selia roze kerkon dhenien e ne pergjigje sa me te shpejte nga mazhoranca dhe me konkretisht nga kryeministri Sali Berisha per to, dy projektligjet ndodhen ende ne protokollin e Kuvendit. Burime nga ky institucion bene te ditur per gazeten "Koha Jone", se ne baze te procedures parlamentare, fundi i muajit mars, ndoshta dhe ne fillim te prillit, do te jete periudha e shqyrtimit te projektligjeve te socialisteve. Shkaqet, jane thjesht procedura ligjore. Ne baze te rregullores se Kuvendit, nje propozim projektligji duhet te kaloje disa hallka para se te perfundoje ne diskutime ne komisione apo aq me mire ne seance plenare. Pasi protokollohen, projektligjet do te shqyrtohen ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve, e cila vendos perfshirjen e tyre ne komisione. Mbledhja e konferences se kryetareve, u mblodh ne daten 24 shkurt, ku dhe u miratua kalendari i punes per tre javet e ardhshme te Kuvendit. Per rrjedhoje, marrja ne diskutim e projektligjeve te opozites, do te behet ne Konferencen e Kryetareve, vetem me daten 17 mars, ku mbyllet edhe puna e tre javeve te miratuara tashme. Vetem pas kesaj procedure, pra vetem pas dates 17 mars, projektligjet e Partise Socialiste per hapjen e kutive te votimit, do te mund te perfshihen ne kalendarin e punes se komisioneve parlamentare. Por procedura ligjore, nuk perfundon me kaq. Komisionet nuk i shqyrtojne dot ne nje mbledhje apo dite te vetme projektligjet, cka do te thote se votimi per ne Parlament, gjithnje nese diskutohen per te mberritur deri ne seance plenare, do te jete ne fillim te muajit prill. Ajo cka kerkon Partia Socialiste eshte hetim parlamentar nepermjet hapjes se kutive si dhe ndryshim ne ligjet per Komisionet Hetimore, ne menyre qe cdo force politike te kete te drejten te kerkoje hapjen e kutive te votimit, per cdo proces zgjedhor. Projektligjet u dorezuan ne Kuvend, ne seancen plenare te se enjtes se kaluar, me 25 shkurt. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›