ela LSI ka shumefishuar mundesite per te rinjte
Ditën e djeshme u organizua në Berat një takim i rëndësishëm i Komitetit Drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim të këtij qyteti. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi nënkryetar i LRI-së, Ardit Çela si dhe nënkryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim të Tiranës, Malvina Palushi. Në fjalën e tij, z. Çela u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim i ka shumëfishuar hapësirat dhe mundësitë për të rinjtë, e sidomos për të rinjtë që janë pjesë e Lëvizjes Rinore për Integrim.
“Është modeli i një rinie, e cila i orienton të rinjtë të zgjedhin vetë rrugën e tyre dhe të zgjedhin vetë se çfarë do të bëhet me fatin e tyre. Kjo gjë, ne e theksojmë dhe njëherë, që duam të përsëritet edhe në vitin 2013 dhe prandaj ne kemi propozuar listat e hapura në krahasim me listat e mbyllura, sepse te listat e mbyllura deputeti nuk është i qytetarit, por është i kryetarit. Me listat e mbyllura, ju nuk do të votoni atë që doni, por do të votoni atë që do t’iu thonë. Kjo është diferenca shumë e madhe midis propozimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe stadit aktual në të cilën ndodhet sistemi zgjedhor në Shqipëri. Unë do doja të rendisja fare shkurt dhe disa nga arritjet e Lëvizjes Rinore për Integrim. Këtu kemi shumë maturantë dhe më lejoni të theksoj faktin që nëpërmjet zv/ministres që ne kemi dhe me të cilën ne përfaqësohemi në qeveri, Lëvizja Rinore për Integrim ka reformuar në mënyrë të vazhdueshme Maturën Shtetërore, duke e përshtatur sa më mirë me preferencat e maturantëve në mënyrë të tillë që dega e zgjedhur të jetë sa më afër preferencës së çdo maturanti”, tha Çela.