E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi rrëzoi kërkesën e PS për hetim të rritjes së popullsisë në qarkun e Kukësit

21-12-2012 / Gazeta 55

Mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj ligjin për akcizat, për të ardhurat nga tatimet dhe të tarifës doganore

Kuvendi rrëzoi dje me shumicë votash kërkesën e Partisë Socialiste për ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e rritjes së popullsisë në qarkun e Kukësit, ashtu si dhe propozimet e deputetes Mimi Kodheli për pika të caktuara të ligjeve të rendit të ditës. Me 73 vota “pro”, 56 kundër Kuvendi ka kaluar ligjin për akcizat, me 73 vota është kaluar edhe ligji për të ardhurat nga tatimet, si dhe me një votë më pak ligji i tarifës doganore. Seanca parlamentare ka përballur pozitën dhe opozitën lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e rritjes së popullsisë në qarkun e Kukësit. Të rreshtuar sipas qëndrimeve përkatëse mazhoranca dhe opozita dhanë argumentet e tyre “pro” dhe kundër një kërkese të tillë, qëndrime të cilat nuk kursyen gjuhën e ashpër dhe kritike mes tyre. Ishte deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ai i cili prezantoi në seancë parlamentare të gjitha të dhënat hedhin dyshime për rritjen e madhe të popullsisë në tërësinë e qarqeve të vendit, duke u renditur i dyti pas Tiranës. “Refuzimi i hetimit ka vetëm një shkak, transparenca për popullin është turpërimi për ju”, u shpreh Gjiknuri, gjatë fjalës së tij. Ndërkohë, në gjykimin e deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj me këtë kërkesë “PS po kërkon të krijojë një alibi për humbjen elektorale të radhës”.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›