Kriza Kanada-Iran: Otava akuzon Teheranin për veprimtari armiqësorë në territorin e saj
Nga: Y. Mansharof *
Analizë e MEMRI-t, Instituti për Kërkime Mediatike i Lindjes së Mesme
HYRJE - Më 7 Shtator tё 2012-ёs, Ministri i Jashtëm Kanadez, John Baird papritmas lёshoi njё deklaratё ku thuhej se Ottawa ndërpreu marrëdhëniet me Teheranin dhe se të gjithë diplomatët iranianë janë dëbuar nga Kanadaja. Ai shpjegoi se, që nga ajo datë, Kanadaja e konsideronte Iranin njё ndёr sponsorët e terrorizmit dhe zyrtarisht e kishte renditur atë nё listёn e terrorizmit shtetëror në bazë të drejtësisë në vend, për ‘Viktimat e Aktit tё Terrorizmit’. Marrëdhëniet Kanada-Iran u përkeqësuan në 2003-shin, me përdhunimin dhe vrasjen e gazetares kanadezo-iraniane Zahra Kazemi në burgun famëkeq tё Iranit, Evin. Që atëherë, Kanadaja ka avancuar një propozim drejt OKB-sё qё akuzon Iranin pёr shkeljet e të drejtave të njeriut. Me sa duket, një nga shkaqet e Kanadasë për ndërprerjen e njëanshme tё marrëdhënieve me Iranin, u bё intervista e korrikut tё vitit 2012, dhënë nga atasheu kulturor në ambasadën iraniane në Ottawa, Hamid Mohammadi, në faqen e webside-it iranian - për emigrantët iranianë në Kanada (iranyad.ir). Në kёtё intervistë, ai u kërkoi iraniano-kanadezëve tё ruajnё “pozicionet kyçe nё qeveri”, por nё tё njёjtёn kohё “ t’i rezistojnё shkrirjes në kulturën dominuese kanadeze". Gjithashtu në kёtё intervistë, ai përshëndeti numrin në rritje të iranianëve që jetojnë në Kanada, duke vlerësuar ato në rreth një gjysmë milioni dhe gjykon këtë zhvendosje si ne favor tё Iranit; duke vënë në dukje se një pjesë e këtij komuniteti, sidomos gjenerata e dytë, e cila ishte tashmë e integruar në qeveri, po ruante lidhje tё forta me atdheun. Mohammadi vijoi duke përshkruar synimin e Iranit, pra rekrutimin e iraniano-kanadezëve për t’i shërbyer Iranit nën maskimin e aktiviteteve kulturore. Ai tha: "Mё 2031, popullsia e emigrantëve nё Kanada do të rritet me 64% dhe numri i iranianëve do të rritet për shkak të lindjeve tё shumta. Pra, për këtë arsye ne duhet tё vёmё nё zbatim programe tё ndryshme kulturore, në mënyrë që të forcojmё dhe të ushqejë kulturën tonё, në këtë popullsi në rritje të shpejtë. Është mёse e qartë se kjo popullsi e madhe iraniane mund dhe duhet t’i shërbejë Iranit tonë të dashur, përmes këtyre programeve”. Ministria e Jashtme Kanadeze kundërshtoi fuqimisht deklaratat e Mohammadi-t, duke paralajmëruar Teheranin për të ndaluar përdorimin ambasadën se saj në Otava për të rekrutuar iraniano-kanadezë me synim shërbimin ndaj interesave të Republikës Islamike. "Iraniano-Kanadezët kanë kundërshtuar regjimin shtypës iranian dhe kanë zgjedhur Kanadanë për të ndërtuar njё jetë më të mirë", tha zëdhënësi i John Baird, ministër i Punëve të Jashtme, në një deklaratë pёr “National Post”. "Ambasada iraniane nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet e tyre. Organizatat kanadeze të sigurisë do të veprojnë për të parandaluar kërcënimet ndaj kanadezëve". Pas deklaratës nga Baird, ministri i Emigracionit dhe Multikulturalizmit, Jason Kenney, bёri tё ditur se Nënshtetësia kanadeze do t’u refuzohet automatikisht anëtarëve apo aleatëve te regjimit iranian dhe theksoi se zyrtarët po shqyrtojnë me kujdes kërkesat e shtetasve iranianë, për të siguruar se asnjë aleat apo pjesë e qeverisë iraniane tё mos hyjё nё Kanada. Ai tha: "Ne duam të jemi tё sigurtё dhe tё garantojmë se njerëzit, të cilët aderojnë në organizata të cilat konsiderohen si të të papranueshme – (që do të thotë, ata të cilët ndoshta janë të lidhur me Gardën Revolucionar islame, Forca Qods, Basij, apo anëtarë të lartë të regjimit) - nuk do t’u lejohet akses pёr nё Kanada". Ky dokument do të shqyrtojë reagimet e Iranit pas shkëputjen sё marrëdhënieve tё Otavës me Teheranin, si edhe disa aktiviteteve tё regjimit iranian në Kanada, gjatё viteve te fundit.
Reagimet e Iranit kundrejt ashpërsimit tё marrëdhënieve nga ana e Kanadasë
Zëdhënës tё regjimit në Teheran u përpoqën ta nënvlerësonin rëndësinë e lëvizjes së Kanadasë. Disa u zemëruan dhe tё tjerë shprehen shqetësimin se qeveri tё tjera perëndimore mund tё reagonin nё tё njëjtën mënyrë. Ministri i Jashtëm iranian Ali-Akbar Salehi, tha me zemërim se arsyet e dhëna nga Kanadaja si justifikim për shkëputjen e marrëdhënieve - (që është, mosrespektimi të rezolutave të OKB-së nga Irani, kanë të bëjnë me programin e tij bërthamor dhe mbështetjen ndaj regjimit ushtarak sirian) - ishin të pabaza dhe e quajti qeverinë kanadeze "një qeveri ekstremiste ... qё ndihmon grupet ekstremiste nё masakrën ndaj popullit sirian". Anëtari i Mexhlisit dhe i Komitetit tё Sigurisë Kombëtare, Hossein Naqavi e quajti mbylljen e ambasadës kanadeze në Teheran si "një akt vetëvrasës" dhe i bëri thirrje regjimit iranian për t’i dhënë Kanadasë një afat 24-orësh për të evakuuar të gjithë personelit e saj diplomatik në Teheran. Një tjetër anëtar i Komitetit, Ahmad Bakhshayesh-Ardestani propozoi që regjimi t’i përgjigjet duke bojkotuar kompanitë kanadeze dhe Kryetari i Komitetit, Mansour Haqiqat-Pour, propozoi që të gjitha anijet kanadeze, tё cilat kalojnё nëpër ngushticën e Hormuzit të jenё subjekt inspektimi.
Pas shkëputjes se marrëdhënieve të Kanadasë me Iranin ndodhet Britania.
Gazetat e regjimit gjithashtu shprehën zemërimin e tyre ndaj reagimit të Kanadasë. Një artikull në “Kayhan” deklaroi se Ministri i Jashtme kanadez njihet në qarqet diplomatike ndërkombëtare si skllav i SHBA-ve dhe Izraelit, i cili për hir tё tyre është i gatshëm tё kryejё edhe vetëvrasje. Kanadaja, djali i përkëdhelur i SHBA-ve, i kthen shpinën Iranit. Më 10 shtator, e përditshmja ‘Resalat’ e quajti ndërprerjen e marrëdhënieve nga ana e Kanadasë si "vetëvrasje politike për Otavën", duke shtuar se ky veprim "reflektoi ndikimin e SHBA-ve, Britanisё dhe Sionistёve në qeverinë kanadeze”. Ai vijoi: "Qeveria kanadeze duhet të paguajë një çmim të lartë për vendimin e saj emocional dhe tё paarsyeshëm ... Prishja e marrëdhënieve nuk do të dëmtojë aspak progresin e Iranit... Veprimet e nxituara të qeverisë kanadeze i ofruan Iranit një mundësi për të vënë nё dukje thelbin, pra agresivitetin kanadadez ... Ajo qё ka mё shume rëndësi është çmimi që qeveria kanadeze do të paguajë në të ardhmen".
Shembuj të veprimtarisë së regjimit iranian në Kanada ,gjatё viteve tё fundit
Mjetet kryesore, përmes të cilave regjimi iranian veproi gjatё viteve tё fundit në Kanada përfshinin ambasadën iraniane (në Otava) nёpёrmjet aktiviteteve të atasheut kulturor dhe Qendrës Kulturore tё Iranit në Kanada, Asamblenë Islamiste Ahlul Beyt nё Kanada dhe Qendrёn për udhëheqje islame në Toronto, e cila sipas të përditshmes ‘Rooz’, është një degë e Qom - Institutit tё Edukimit dhe Hulumtimit, Imam Khomeini, drejtuar nga konservatorё si Ayatollah Mohammad Taqi Mesbah-e Yazdi.
1. Aktiviteti Anti-Perëndim dhe anti-Sionist
Së bashku me veprimtarinë fetare, atasheu kulturor iranian në Kanada ka kryer aktivitet politike qё kanё rёnё nё sy , si përhapja e agjendës revolucionare anti-Perëndim dhe anti-Zioniste. Për shembull, në 28 Maj tё 2012, Qendra Kulturore, e cila ai drejton, bёri tё ditur se "Festivali i parë ndërkombëtar i pavarur i filmave", i quajtur "Horizonti i ri", do të mbahet në Teheran me 30 qershor - 5 korrik tё 2012. Ai shtoi se tema e festivalit, motoja e të cilit është "Drejt Drejtësisë," do të sjellё "ndryshimet të jashtëzakonshme në mbarё botën dhe përhapja e valës se anti-themelimit, do te zgjojё Evropën, Amerikën dhe vendet islamike", duke u fokusuar në temat e mëposhtme: "1. Protestat mbi Zaptimin e Wall Street, 2. Protestat për Zgjimin e vendeve islamike, 3. Lëvizjet politike dhe sociale në Evropë dhe Amerikë, 4. Kriza ekonomike në Evropë dhe Amerikë, 5. Roli i lobit sionist në krizën aktuale amerikane dhe evropiane, 6. Njohuri mbi figurat e shquara politike qё kundёshtojnё Sionizmin global dhe imperializmin, 7. Rezistenca kundër pushtuesve, 8. Rezistenca islamike kundër regjimit Sionist, 9. Kërcënimet e luftës kundër Iranit dhe protestave kundër luftës, 10. Tridhjetë e katër vjet revolucion islamik në Iran, 11. Fobia ndaj Iranit dhe islamit, 12. Një botë e qëndrueshme drejt drejtësisë, 13. Një botë pa Sionizëm, 14. Një botë pa terrorizëm dhe armët bërthamore".
Ajo qё duhet të theksohet është se versioni anglisht i kësaj faqe nё internet nuk ka reflektuar asnjë nga referencat qё përmendin veprimtarinë anti-themelim në Perëndim dhe aktivitetet anti-sioniste. Seminar nё Teheran - "Zgjimi islamik dhe çlirimi i qytetit tё shenjtë të Jerusalemit", Korrik 2012. Më 9 korrik tё 2012, Qendra Kulturore e Iranit në Kanada u bëri thirrje të gjithë të interesuarve për të paraqitur artikuj për një seminar që do të mbahej mё 13 gusht në Teheran, me temё: "Zgjimi islamik dhe çlirimi i qytetit të shenjtë të Jeruzalemit". Sipas qendrës, temat në agjendën e seminarit ishin: "Intifada e re në tokat e zaptuara dhe pengesat me tё cilat po përballen"; "Roli i mediave në çlirimin e Jeruzalemit" dhe "Hartimi i një plani për të çliruar Qytetin e Shenjtë tё Jeruzalemit nën dritën e ndryshimeve të Zgjimit Islamik". Në ditën e Qods me 18 gusht, nё një ceremoni tё mbajtur nga ambasada iraniane në Otavë, u shfaq një film mbi rezistencën palestineze. Gjatë ceremonisë, I ngarkuari me punët i ambasadës iraniane, Kambiz Sheikh-Hassani, vlerësoi rezistencën palestineze, duke thënë: "Për gati 70 vjet, kombi palestinez u burgos nën rrethana tё ashpra, në vendlindjen e tij dhe është përballur me regjimin mё agresiv tё mundur - por deri tani kjo rezistencë shembullore ka ruajtur ekzistencën, nderin dhe besimin e vet". Abna.ir, e cila është identifikuar me organizatën globale Al Ahli Bejt, bazuar në Qom, Iran, raportoi se 3000 vetë kishin marrë pjesë në demonstratën e Ditës sё Qods, në Toronto në muajin gusht 2012 - midis tyre kishte tё krishterë, myslimanë, Sikhs, hebre, anëtarët ultra-ortodoksë anti-sionist tё sektit Neturei Karta, dhe grupe anti -lufte. Sipas raportit, demonstruesit thërrisnin: "Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë", "Pro Judaizmit, kundër sionizmit", "Rroftë Palestina" dhe "sionizmi i barabartë me racizmin". Folësit përgëzuan Kishën e Bashkuar të Kanadasë, kisha protestante më e madhe e Kanadasë, për mbështetjen e saj nё bojkotin e produkteve izraelite.
2. Eksportimi i ideve revolucionare islame
Më 2 qershor tё 2012, Qendra Kulturore e Iranit në Kanada, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore iraniane në universitetin Carleton në Otavë - e cila është kryesuar nga djali i atasheut Mohammad, Ehsan Mohammadi - mbajti Konferencën e 2012 tё Imam Khomeini, nё universitet, me titull "Zgjimi Bashkëkohor dhe idetë e Imam Khomeinit”. "Sipas njoftimit (më poshtë), folësit e përfshirë ishin: Mevlana Sejjid Muhammed Rizvi, një themelues dhe anëtar i lartë i Asamblesë Ahlul Bayt dhe Phil Wilayto, redaktor i “Virginia Defender” dhe komentator politik për shtypin iranian. Akademikët iraniano-kanadez shkruan një letër për Carleton University, duke kritikuar mikpritjen e tyre nё konferencën qё u bё për nder tё Khomeinin, në të cilën ata pohuan se konferenca kishte ofruar disa maskime akademike për përhapjen e propagandës se regjimit iranian qё nuk kishin asnjë vlerë akademike dhe nuk shfaqёn asnjë analizë objektive mbi idetë e Homeinit. Në përgjigje, universiteti tha se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se pikëpamjet e shprehura nga folësit atje nuk pasqyrojnë pikëpamjet e universitetit...
3. Veprimtaria e organizatave tё tjera iraniane në Kanada
Aktiviteti fetar i Iranit në Kanada është kryer nga Asambleja islamike Ahlul Bayt të Kanadasë, e cila vepron në emër të regjimit iranian dhe nëpërmjet Qendrës për udhëzime islame në Toronto. Asambleja islamike e Kanadasë është një degë e Qom-bazuar nё Ahlul Byt-in Global, e cila është drejtpërdrejt e varur nga zyra iraniane e Liderit Suprem Ali Khamenei. Në një intervistë nё webside, qё reflekton seminarin iranian tё Qom, Zaki Baqri, një anëtar i lartë i organizatës, e përshkroi Khamenei si "një dhuratё nga Zoti pёr botën islame", dhe shtoi: "Sot ne jemi të gatshëm për të kryer çdo urdhër të lëshuar nga Khamenei, kudo në botë dhe ne nuk do të ndalojmë për asnjë çast". Siç thuhet në faqen e websitit të Qendrës Kulturore të Iranit në Kanada, Asambleja islamiste Ahlul Bayt nё Kanada, themeluar nga regjimi iranian në vitin 1993, synon të "mbajë një marrëdhënie dhe një koordinim me mё shumë se 80 qendra islamike shiite në Kanada, të mbajë konferenca të mëdha shkencore dhe t’u mësojë parimet e Islamit të gjithë të interesuarve". Që në fillim tё 2009, website iranian Abna.ir, e cila, siç u përmend më lart, është identifikuar me Global Ahlul Beyt, bëri thirrje për përhapjen e shiitëve midis tё krishterëve në Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke përfshirë Kanadanë dhe vlerësohet se myslimanët sё shpejti do të të përbejnë shumicën në të dy kontinentet, në sajë tё numrit tё madh tё lindjeve dhe imigracionit mysliman. Themeluesi dhe kryetari i Asamblesë Islamike Ahlul Bayt të Kanadasë, Ayatollah Reza Hosseini Nassab, një ish-nxënës i seminareve Qom, i cili ka studiuar nën mbikëqyrjen e klerikëve iranianë - duke përfshirë këtu Ayatollah Hossein Ali Montazeri, trashëgimtarin e rrezuar qё pasoi Ajatollah Khomeini. Më parë, Hosseini Nassab jepte mësim në seminare Qom dhe në Qendrën islamike në Hamburg, Gjermani; ai është gjithashtu themelues i Asamblesë Ahlul Bayt në Gjermani. Ai gjithashtu është themeluesi dhe partneri kryesor pёr gati dy duzina qendrash tё tjera islamike në Gjermani, Kanada dhe Zvicër. Gjatë një udhëtimi të fundit në Iran për shkak të sëmundjes së babait të tij, ai mbajti një fjalim në lidhje me "përhapjen e Islamit në botën perëndimore".
Qendra për udhëzimin islam në Toronto
Më 9 shtator tё 2012, website i sё përditshmes ‘Rooz’, bёri tё ditur se Qom, me bazё Institutin Edukativ dhe Humultues, Imam Khomeini, kishte hapur një filial nё Toronto, nё trajnimin e predikuesve: "Në Toronto, ekziston një qendër islamike qё identifikohet me institutin e Imam Khomeini, drejtuar nga Mesbah-e Yazdi, i cili është konsideruar si një nga qendrat më të mëdha udhëzuese për islamin në Toronto, i cili pёrbёhet nga disa qindra studentë dhe studiues fetare. Ayatollah Mesbah-e Yazdi ka kryer vizita vjetore në Kanada deri vite më parë, kur shëndeti i tij u përkeqësua. Qendra e Torontos është qendra më e madhe për trajnim e predikuesve, e cila vepron jashtë Iranit". Instituti arsimor dhe Humultues, Imam Khomeini është themeluar në Qom në vitin 1995, nga Ayatollah Mesbah-e Yazdi, me financim të pjesshëm nga regjimi.
* Y. Mansharof është një hulumtues në MEMRI