Sekuestrohen ceqe te falsifikuara me vlere 40 milione dollare
Artan CENA
TIRANE - Ceqe miliona dollaresh te falsifikuara jane bllokuar nga policia gjate operacionit te koduar Graniti 2. Eshte Policia e Tiranes qe gjate dites se djeshme ka bere publike arrestimet e pese personave te tjere te akuzuar per falsifikime parash. Sipas te dhenave zyrtare jane sekuestruar fotokopje te prerjeve kartemonedha banknote ne forme ceku me vlere 40 000 000 dollare dhe fotokopje te dy ceqeve trasfertash ne vlere 200 000 euro. Policia e Tiranes dhe specialistet e sektorit kunder krimit financiar bene te mundur arrestimin e Arben Pllocit 32 vjec lindur ne Bulqize e banues ne Tirane Pal Ulajt 48 vjec lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane Fredi Bajramajt 34 vjec lindur ne Fier e banues ne Tirane si dhe shtetasve Altin Neziri e Isuf Rama perkatesish 32 e 53 vjec lindur e banues ne Kruje.
Falsifikimet
Arrestimi i tyre u be ne kuader te dy procedimeve penale pas nje hetimi 16-mujor me metoda speciale te hetimit nga ky sektor ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar fotokopje te prerjeve kartemonedha banknote ne forme ceku me vlere 40 000 000 dollare fotokopje te dy ceqeve trasfertash ne vlere 200 000 euro. Sipas policise numri i personave te arrestuar nga operacionet Graniti 1 dhe Graniti 2 arrin ne 25 shtetas dhe vlera e parave false ne total arrin ne 120 000 euro. Po punohet per te bere te mundur gjetjen e prerjeve origjinale te ketyre kartemonedhave dhe nuk perjashtohet mundesia e arrestimeve te personave te tjere te perfshire ne kete rrejt falsifikimesh. Madje sipas policise dyshohet se baza e falsifikimit nuk ndodhet ne Shqiperi por ne Maqedoni.
Hetimet
Sipas Policise se kryeqytetit hetimet per shkaterrimin e rrjeteve te falsifikimeve te parave kane filluar qe dy vite me pare. Pas perfundimit me sukses te tre operacioneve ndaj personave qe kane falsifikuar para efektivet e sektorit kunder krimit financiar vazhdojne operacionin e koduar Graniti 2 dhe jane duke punuar per identifikimin dhe kapjen e personave te tjere te dyshuar dhe te perfshire ne kete veprimtari kriminale. Ndaj te arrestuarve te deritanishem dosjet me materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprime te metejshme.
Ne pranga drejtori i Uzines se Superfosfatit akuzohet per falsifikime
LAC - Vihet ne pranga ne mesnate Andrea Gjinaj drejtor i Uzines se Superfosfatit ne Lac si dhe nje tjeter punonjes i administrates se uzines Mark Gjinaj. Arrestimi i tyre eshte bere nga Policia e Lezhes per akuzen e falsifikimeve. Po ashtu per te njejten ceshtje jane duke u ndjekur ne gjendje te lire edhe dy punonjes te tjere te administrates se Uzines Tereza Kola dhe Kujtim Bejtja. Arrestimi i drejtorit Gjinaj eshte bere per arsye se ne ambientet e punes se zyres se tij jane gjetur disa dokumente zyrtare e vula te cilat dyshohet te jene te falsifikuara. 53-vjecari Andrea Gjinaj eshte ndaluar se bashku me 46-vjecarin Mark Gjinaj i denuar me pare per vepren penale te falsifikimit te akteve te gjendjes civile pasi ne kontrollet e ushtruara ne banesat e tyre jane gjetur dhe sekuestruar disa dokumente zyrtare e vula qe dyshohet te jene te falsifikuara. Nderkaq pohohet se jane sekuestruar ne cilesine e provave materiale edhe dokumente te ndryshme si certifkata deftesa shkollore vula pasaporta etj. Mesohet nga ana tjeter se ne lidhje me kete ceshtje ka nisur edhe procedimi penal ne gjendje te lire ndaj 44-vjecares Tereza Kola me banim ne qytetin e Lacit dhe 40-vjecarit Kujtim Bejtja me banim ne fshatin Bushnesh te Kurbinit. Kjo pasi nga kontrolli i ushtruar ne banesen e Koles jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale disa dokumente qe dyshohen se jane te falsifikuara te cilat jane lene nga Andrea Gjinaj. Nga kontrolli personal ndaj Kujtim Bejtjes i cili eshte kapur ne zyren e Andrea Gjinajt jane sekuestruar nje pale dokumente makine e dokumente te tjera te cilat dyshohet se jane te falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorise se Kurbinit per veprat penale te falsifikimit te dokumenteve falsifikim te dokumenteve shkollore falsifikim te pasaportave falsifikimi te vulave stampave ose i formulareve falsifikimi te akteve te gjendjes civile.
Zbulohet parcela me Cannabis policia pritet me arme
TIRANE - Perplasje me arme ne nje operacion antidroge. Shkak eshte bere zbulimi i nje parcele me Cannabis. Zbulimi eshte bere pasditen e djeshme nga policia ne nje fshat te Tiranes. Sipas informacioneve blute e Tiranes kane zbuluar nje parcele me 400-500 rrenje Cannabis sativa ne fshatin Zgur Zall-Bastar te Tiranes. Por gjate aksionit policia eshte pritur me arme nga pronari i parceles qe ishte person nen hetim per nje tjeter akuze. Behet e ditur se policia ka lokalizuar parcelen me 500 rrenje Cannabis ndersa ka vene ne pranga te dyshuarin Ibrahim Elezi person i hetuar edhe me pare per vjedhje. Operacioni antidroge eshte zhvilluar nga efektivat e Komisariatit te Policise Nr. 5 ne Kamze.
Ne pranga i riu kapet me heroine dhe Cannabis
ELBASAN - Nje i ri eshte vene ne pranga nga policia pasi i eshte gjetur nje sasi lende narkotike heroine dhe Cannabis sativa. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit thane se gjate operacionit te koduar Perseritesi eshte ndaluar Gerti Hysenbelliu 21 vjec lindur e banues ne lagjen Qemal Stafa Elbasan. Ai eshte arrestuar pasi ishte shpallur ne kerkim nga policia per akuzen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike. I ndaluari ishte duke levizur me nje motor kinez ne drejtim te rruges se ish-NISH vajit qe ndodhet ne lagjen Dyli Haxhire Elbasan bashke me Orges Senjan. Ata sapo kane pare policine kane tentuar te largohen dhe ndalimi i tyre eshte bere perballe Doganes qe ndodhet ne lagjen 28 Nentori Elbasan. Gerti Hysenbelliut i eshte gjetur dhe sekuestruar nen cilesine e proves materiale nje qese farmaceutike me 10 doza e dyshuar si Cannabis sativa dhe nje sasi pluhuri me ngjyre te kuqerremte e cila per nga karakteristikat ngjason me lenden narkotike te llojit heroine ne masen 7 doza.
16 Shtator 2010