E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi rrëzon kërkesën e PS për kontroll parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes

09-11-2012 / Gazeta 55

Kuvendi rrëzoi me 65 vota kundër kërkesën e Partisë Socialiste për hetim të veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Kërkesa e PS-së mori 60 vota “pro” dhe 1 abstenim, ndërsa mazhoranca e votoi kundër atë.
Deputeti i Partisë Socialiste Pirro Lutaj tha të enjten në Kuvend teksa lexoi kërkesën në emër të grupit që ai përfaqëson se ka gati një vit që grupi parlamentar i PS-së ka kërkuar një iniciativë për mbikëqyrje parlamentare në ministrinë e Mbrojtjes e cila në mënyrë të pa precedentë është e bllokuar. Sipas tij, 35 deputetë të Kuvendit kanë paraqitur kërkesë për ngritjen e Komisionit Parlamentar Hetimor për të hetuar, verifikuar dhe shqyrtuar veprimtarinë e shërbimit informativ ushtarak në Ministrinë e mbrojtjes.
Nga ana tjetër, mazhoranca ka deklaruar përmes deputetit Enkelejd Alibeaj se kërkesa e PS-së për ngritjen e Komisionit Hetimor nuk ka bazë ligjore.
“Kërkesa e deputetëve të Partisë Socialiste nuk ka bazë ligjore. Është antikushtetuese. Përmirësojeni nga pikëpamja ligjore dhe ri-silleni në Kuvend”, u shpreh Alibeaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›