Lamtumirë "Sic", bota e sportit e gjitha në zi
ROME-'Siamo solo Noi" e Vasko Rosit, kënga e tij e preferuar, ka shoqëruar xhiron e fundit të Marko Simonçelit në qytetin e tij të lindjes, në Koriano. Një duartrokitje e gjatë ka shoqëruar momentin e mbërritjes së arkivolit me trupin e pajetë, ndërsa lotët e tifozëve, të mamasë Rosela apo të pilotëve të Moto GP, kanë dhuruar momente vërtet prekëse. Valentino Rosi ka ndihmuar për të çuar në kishë një nga dy motorrat e SuperSic. "Personat perfektë nuk mund të jetojnë me ne të vdekshmit", tha e fejuara e Simonçelit, Kejt. "Shpresojmë të shkosh në podin më të lartë", ishin fjalët e peshkopit të Riminit Françesko Lambiasi gjatë ceremonisë fetare. "Do të të kujtoj përherë, më fal që bëra fjalë me ty", shkroi Horge Lorenco në librin e firmave që ndodhej në kishë. "Dreq, do më mungosh", shkruajti Vale Rosi. Për të marrë pjesë në ceremoni kishin dalë thuajse të gjithë banorët e Korianos. Qyteza e vogël pranë Riminit dje është mbuluar me lotët e njerëzve. Nga pilotët ishin Matia Pasini, Horge Lorenco, Valentino Rosi, Randi De Punje, ndërsa nuk mungonte ministrja e Rinisë, Xhorxhia Meloni. Presidenti i Italisë Xhorxhio Napolitano ka ndjekur direkt në Tv funeralin, ndërsa mesazhe ngushëllimi kanë shkuar nga një numër i madh personalitetesh.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)