E Shtunë, 31 Tetor 2026

MacShane: Del Ponte e politizuar

Ish-ministri britanik për Evropë, Denis MacShane në veprën e tij të fundit “Pse Kosova ka ende rëndësi”, mes tjerash shkruan edhe për gjykimin ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Hagë.

Në këtë vepër, autori shkruan se aktakuza për Haradinajn nga ekspertët ndërkombëtarë është parë si politike.

MacShane e quan ish-kryeprokuroren e Tribunalit Carla Del Ponte të politizuar duke punuar nën presionin e serbëve, të cilët kanë një lidhje të rëndësishme me llogaritë sekrete bankare në bankat e Zvicrës.

Në këtë vepër ish-ministri britanik vlerëson bashkëpunimin e liderëve kosovarë me Tribunalin e Hagës gjë që nuk kishte ndodhur edhe me liderët serb, siç është ish-gjenerali serbëve të Bosnjës i akuzuar për krime lufte, Ratko Mlladiq.

Rigjykimi i ish- kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht.

Ish- komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte. Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues.

Por ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm.

Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›