Kuvendi i Serbisë voton pro marrëveshjes me Kosovën
SERBI - Në seancën e veçantë të Kuvendit të Serbisë, në të njëjtën kohë me raportin e Qeverisë serbe për bisedimet Prishtinë-Beograd, 173 deputetë votuan pro marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, 24 kundër, ndërsa pesë të tjerë abstenuan.
Ashtu siç paralajmëruan, kundër marrëveshjes kanë votuar deputetët e Partisë Demokratike të Serbisë, si dhe disa deputetë nga Kosova nga partitë tjera.
Marrëveshja midis Kosovës e Serbisë u arrit më 19 prill në Bruksel.
(ar.ku/tg/BalkanWeb)